Gazeta Shqiptare

"100 fshatrat", Rama: Shtëpia të mos përdoret vetëm për strehim, por edhe për burim të ardhurash

"Mbështetje për fermerët, për një bujqësi moderne"

-

Sfida

për të arritur standardet e BE- së në sigurinë ushqimore është një prej arsyeve që qeveria po mbështet iniciativa­t private në bujqësi, blegtori dhe agro- përpunim. Kryeminist­ri Edi Rama dje pa nga afër ambientet e një stabilimen­ti në Boboshticë që shtoi dy inkubatorë të rinj, përmes financimit nga Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe pritet të dyfishojë numrin e të punësuarve të përhershëm dhe të përkohshëm. "Me këtë lloj investimi ne sigurojmë që konsumator­ët shqiptarë të kenë mundësi të hanë produktin e pulës në standarde siç i ha konsumator­i europian, maksimale", tha z. Rama. Qeveria shqiptare vijon mbështetje­n e fermerëve nëpërmjet programit për zhvillim rural, duke krijuar bazat e një bujqësie moderne që do të plotësojë jo vetëm nevojat e tregut vendës, por do të kontribuoj­ë edhe në rritjen eksporteve në tregjet rajonale dhe evropiane. Kryeminist­ri Edi Rama ishte dje në fshatin Lin të Pogradecit, nga ku foli për mundësinë e investimev­e nga projekti "100 fshatrat" për t'i dhënë mundësinë krijimit të sa më shumë bujtinave që jo vetëm do të zhvillojnë turizmin, por do të krijojnë edhe mundësinë për më shumë zhvillim

TRITAN SHEHU

Ish- deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet se qeveria e re greke ka vendosur të njohë kreun e opozitës së Venezuelës si president të vendit, duke shtuar se Shqipëria duhet t'i përshëndes­ë këto hapa tejet të rëndësishm­e për rajonin. ekonomik. Rama tha se banorët e fshatrave turistikë duhet të shfrytëzoj­në bukuritë e natyrës për të mos e lënë shtëpinë thjesht një strehë, por ta kthejnë në burim të ardhurash. Në fjalën e tij ministri i Turizmit, Blendit Klosi, deklaroi se nuk mjafton vetëm bukuria e liqenit për të tërhequr turistët, por duhet më shumë investim dhe rritje e nivelit të shërbimit.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania