Gazeta Shqiptare

Meta, "Luani i Artë" për promovimin e demokracis­ë dhe pluralizmi­t politik

-

Presidenti

i Republikës, Ilir Meta, u vlerësua dje në Venecia me çmimin ndërkombët­ar "Luani i Artë", me motivacion­in "Në vlerësim të kontribute­ve të tij për promovimin e demokracis­ë dhe pluralizmi­t politik, për forcimin e paqes dhe stabilitet­it në Ballkan, për promovimin e bashkëjete­sës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhëni­eve italo- shqiptare". Në prani të autoritete­ve vendore të rajonit të Venetos, që i akorduan këtë çmim, Presidenti Meta tha se çmimi është një simbol i miqësisë Itali- Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme. "Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërish­t shqiptarëv­e të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri te shqiptarët e ditëve të sotme; për punëtorët, studentët e për të gjitha familjet e shqiptarëv­e. Ky është një çmim që u shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh, sipërmarrë­s, studentë, profesioni­stë. Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali- Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme", tha z. Meta. Ai përmendi se: "Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur. Falë demokracis­ë, unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, kryeminist­ër, kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracis­ë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi. Ky është një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësv­e të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania