Gazeta Shqiptare

Përfundon dënimin me 20 vjet burg, lirohet nga qelia "Gjenerali" Nehat Kulla

Në ' 97- ën ai me familjarë e miq të tij mbajtën të paprekur repartin "Xhenios" U dënua për vrasjen e Halim Gjuzit, ish- shoferi i ish- zv. ministrit të Arsimit, Halit Shamata

-

Ish- i "forti" i Tiranës dhe një ndër krerët e bandave më të rrezikshme në Shqipëri është liruar nga burgu. Bëhet fjalë për Nehat Kullën, i njohur edhe si "gjenerali". Ai pritet që të dalë nga qelia e burgut të Fushë- Krujës në orët e pasdites, pas pothuajse 20 vitesh vuajte të dënimit. Kulla është dënuar me 20 vjet burg në vitin 2005 për vrasjen me paramendim të shtetasit Halim Gjuzi, ish- shoferi i ishzv. ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Kulla ka kryer të gjithë burgimin, pasi ka fituar disa herë ulje të dënimit. Nehat Kulla ka qenë kreu i një bandë, e cila veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997- 1998. Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë ai së bashku me familjarë e miq të tij mbanin të paprekur repartin "Xhenios", ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajt­urit ushtarë të tij e mbajtën repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetës edhe nofkën "Gjenerali", emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës për të cilët, ai ishte njeriu më me influencë. Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, ai arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudio­s dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Nehat Kulla, ish- i forti i Tiranës në vitin e mbrapshtë 1997, do të vetëquhej "Gjenerali",

pasi kishte grabitur një kamionçinë ushtarake tip "Chevrolet" me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake. Ai shoqërohej gjithmonë nga një eskortë e armatosur me automatikë dhe vetë asnjëherë nuk e lëshonte automatiku­n nga dora.

 ??  ?? Nehat Kulla
Nehat Kulla
 ??  ?? Banda e Nehat Kullës
Banda e Nehat Kullës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania