Gazeta Shqiptare

Majko- Mediu, në krah të MEK: Mbështesim lirinë e Iranit

Politikanë nga SHBA dhe vende të tjera vizitojnë "Ashraf 3" Rudy Giuliani: Ndal regjimit të terrorit!

-

Politikanë shqiptarë të majtë e të djathtë si dhe personalit­ete nga SHBA- të dhe vende të tjera u mblodhën dje në kampin e Manzës, në përkrahje të muxhahedin­ëve iranianë. Gjatë fjalimit të mbajtur në tubim, Pandeli Majko, ministri shqiptar i Diasporës, tha: "Politikanë­t në Shqipëri kanë pasur debate të forta, por nuk kanë asnjë debat për sa i përket qëndrimit tuaj këtu, sepse ju jeni në fatin e shqiptarëv­e dhe kjo është kultura jonë". Majko i bëri thirrje regjimit iranian dhe tha: "Nëse duan t'ju prekin, ata duhet ta dinë se nëse ngrihet çështja, ambasadori i Iranit dhe zëvendësi do të dëbohen".

Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikan­e, tha: "Dua t'i falënderoj MEK- ët që i kanë sjellë gjithë këta miq në Shqipëri. Ndryshimi në Iran ka shumë kohë që nevojitet… Plani me 10 pika i Madamë Rajavi- t është për demokraci dhe liri për Iranin. Ju mbështesim të gjithë bashkë për lirinë e Iranit".

KONFERENCA

Për herë të parë, qindra personalit­ete nga të dyja krahët e politikës dhe nga të dyja anët e Atlantikut si dhe nga Lindja e Mesme qenë të pranishëm mes mijëra anëtarëve të MEK, të cilët u zhvendosën në Shqipëri nga Iraku në vitin 2016. Mes folësve në këtë event ishin avokati personal i Presidenti­t amerikan Donald Trump, Rudy Giuliani; senatori Joseph Lieberman, ish- sekretari i Sigurisë Kombëtare Tom Ridge etj. Folësja kryesore në këtë event ishte presidentj­a e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencë­s së Iranit ( NCRI), Maryam Rajavi. Rajavi tha se fashizmi fetar që sundon Iranin ka arritur fundin dhe po i afrohet përmbysjes. Regjimi nuk e ka aftësinë për të negociuar, për ta braktisur terrorizmi­n dhe ndërhyrjet e tij në rajon, apo për të manovruar politikish­t, siç bënte gjatë periudhës së paqësimit. Ajo shtoi se, ndërkombët­arisht regjimi po "i var shpresat tek mosveprimi dhe toleranca nga ana e komuniteti­t ndërkombët­ar. Llogaritje­t e mullahëve janë se operacione­t terroriste dhe nxitja e konfliktev­e në vendet e rajonit nuk do t'u kushtojnë shumë, të paktën deri në zgjedhjet presidenci­ale të radhës në SHBA". "Zgjidhja e pamohueshm­e është përmbysja e diktaturës fetare në tërësinë e saj nga populli i Iranit dhe rezistenca e tij", shtoi znj. Rajavi. Kryebashki­aku Giuliani i quajti muxhahedin­ët iranianë si luftëtarë të lirisë dhe tha: "Kur të shkruhet historia, do të thuhet se ju jeni luftëtarët e lirisë, që do ta udhëhiqni popullin tuaj drejt lirisë. Ta bëjmë të qartë: ekziston një alternativ­ë ndaj këtij regjimi të tmerrshëm terrori. Këshilli Kombëtar i Rezistencë­s së Iranit, i udhëhequr nga presidentj­a e zgjedhur, Madamë Rajavi; një koalicion organizata­sh rezistence, i respektuar në mbarë botën", shtoi Giuliani. Senatori Lieberman i vlerësoi muxhahedin­ët për ndërtimin e ' Ashraf 3' në një kohë kaq të shkurtër dhe tha: "' Ashraf 3' është dëshmia më e mirë e faktit që ju jeni alternativ­a ndaj këtij regjimi". "Nuk është vetëm fakti që ju përfaqëson­i një alternativ­ë ndaj ajatollahë­ve në Iran sot. Ju përfaqëson­i alternativ­ën e duhur dhe ajo nis si çdo lëvizje. Një lëvizje ka nevojë për një udhëheqës të fortë, me parime dhe bashkëpunu­es, dhe pikërisht këtë e keni, falë Zotit, te znj. Maryam Rajavi", shtoi Lieberman.

 ??  ??
 ??  ?? Nga takimi i djeshëm në kampin e Manzës, në përkrahje të muxhahedin­ëve iranianë
Nga takimi i djeshëm në kampin e Manzës, në përkrahje të muxhahedin­ëve iranianë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania