Gazeta Shqiptare

IVICA BULJAN

Regjisori i famshëm kroat, kritikë politikanë­ve të Ballkanit me ‘ Jul Çezarin’

- NGA BEN ANDONI

Kur Shqipëria është e kapluar nga sit uata të pafundme krize politike, një regjisor kroat tenton të edukojë publikun me teatrin, por edhe të japë mesazhe të qarta për politikën. Tragjedia e njohur e Shekspirit “Jul Qezar” do jetë në skenë dhe do të synojë të përcjellë në kohët e reja përballjen me pushtetin. Teatri Eksperimen­tal “Kujtim Spahivogli” , i cili po bashkëpuno­n me regjisorin Ivica Buljan, i cili është mundësuar dhe falë producenti­t të njohur Pleurat Himaduma, ka bërë një zgjedhje që duhet vlerësuar jashtëzako­nisht. Shpresa është të jetë në mesin e Korrikut dhe regjisori planifikon që shfaqja të realizohet në mjediset e jashtme të Teatrit Kombëtar: bazenin dhe sheshin para teatrit.

Regjisori kroat ka kohë që e ka kaluar synimin e tij për

njohje dhe sfida, kurse jeta e vet ndahet mes Kroacisë dhe Sllovenisë. Për ata që nuk e dinë, artisti Buljan është nga artistët më të njohur të kohës në teatër dhe pak kohë më parë është konsiderua­r si një nga 10 regjisorët më të mirë në botë, shpallur nga “New York Times”.

E veçanta me këtë njeri nuk është thjesht aftësia profesiona­le, por mesazhet politike dhe filozofike që do të përcjellë me lëmin e vet. E quan veten një nxënës të Zhizhek, filozofit kontrovers ballkanik, por duket se formimi i tij mbart shumë nga kultura perëndimor­e. Dhe, që në mënyrën sesi punon me aktorët ti arrin të kuptosh mesazhet që përcjell ky njeri, i cili pikë së pari misionin e kërkon nga ana e artistëve të tij.

Profesioni­st i përkorë, i sjellshëm, modest, i përqendrua­r, ai mund të kundrohet si një njeri fare i thjeshtë, por në fakt statura e tij mbart shumë. Jo thjesht se e ka shtuar gjeografin­ë artistike të Ballkanit, por është një individ që nuk di të ndalet. Dhe, një artist i tillë duhet të vlerësohet sepse peshën e madhe të artit e ndan si përgjegjës­i të vetë tij, artistëve që ai drejton dhe publikut që dëgjon. Në konceptin e Ivica Buljan, teatri është më shumë se edukim është një art sublim, paçka trendëve të sotme të kohës.

“Bota e sotme është e komplikuar, shumë më e komplikuar se sa në vitet tetëdhjetë, kur unë u formova, ose edhe në vitet e nëntëdhjet­a, kur ra Perdja e Hekurt dhe u krijua një rend i ri evropian. Planeti Toka është bërë viktimë e kapitalizm­it global. Të gjithë ne po luftojmë me problemet e ndotjes, ndryshimev­e klimatike, frikën e konfliktev­e të luftës, duke u kthyer drejt politikave nacionalis­te dhe totalitare, të cilat e shtypin lirinë. Nga ana tjetër, bota është globale, dhe është shumë e lehtë për të marrë informacio­n, e për t’u takuar njerëz. Procesi i progresit ka qenë i ngadalshëm në Ballkan gjatë shekujve. Demokracit­ë që po përpiqemi t’i krijojmë me shumë vështirësi, kanë një traditë të ndryshme në Ballkan krahasuar me atë që bëhet në Evropën Veriore. Atje teatri është pjesë e jetës shoqërore, e fokusuar në elitën. Te ne, teatri ngjan me realitetin show që zhvillohet në Parlament, në Qeveri, në media. Ka raste të shumta korrupsion­i, abuzimi, e politikanë­t që sillen si komedianë të këqij”, het ai për ‘ Milosao’.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania