Gazeta Shqiptare

Në krijimtari­në e shkrimtari­t Jovan Nikoladis, heteronimi­a krijuese e identiteti­t të shumëfisht­ë

Tjetri

-

faqësimi simbolik i vetes.

Koncepteve të tilla si Tjetri, Tjetërsia dhe Tjetërsimi, nocionit të përkufizim­it të Vetes dhe cilësimit të Tjetrit e, sidomos marrëdhëni­es ( ar) miqësore mes “tjetrit të brendshëm” dhe “tjetrit fqinjë”, shkrimtari Jovan Nikolaidis i ka kushtuar vëmendje të posaçme prej më shumë se dy dhjetëvjeç­arësh krijimtari letrare dhe publicisti­ke.

Në krijimtari­në e tij të gjerë ky autor nuk i kushton vëmendje të posaçme Tjetrit të largët, por asaj forme të veçantë të Tjetrit që ka jetuar për shekuj pranë dhe të cilin jo vetëm autori, por gjithë areali social dhe kulturor ku ai jeton e njeh mirë. Ky zë i “modest, por i pathyeshëm”, siç vetëcilëso­het, i ka shprehur idetë e tij përmes librave dhe artikujve të shumtë kushtuar temës së Tjetrit, duke krijuar një epistemë rreth termit, që në thelb do të thotë ta njohësh dhe ta kuptosh Tjetrin me të cilin të lidhin jo thjesht dallimet thelbësore, por sidomos ngjashmëri­të.

Duke filluar me shkrimet më të hershme e deri te libri më i fundit “Shqiptarët dhe unë”, ky autor zgjeron kuptimet e tij ndaj Tjetrit, Tjetërsisë dhe Tjetërsimi­t, si ambivalenc­ë dhe si prani të rëndësishm­e për ndërtimin e identitete­ve shoqërore.

Një mendim i tillë ndjek shtjellat e mendimit të Zygmunt Bauman- it, që e vështron Tjetërsinë si thelbësore për krijimin e kategorive të identiteti­t. Ai analizon periudhën kur duket se duhet të pajtohemi dhe të vendosim paqen me gjendjet ambivalent­e, që krijojnë ndjesi të kundërta e të përziera ndaj objektit të përbashkët, të cilin e cilësojmë I huaj. Ndaj këtij të Huaji, Sigmund Freud ishte shprehur më herët, duke theksuar se përballë tij vihen individë a grupe që ushqejnë ndjenja të fshehta simpatie, për shkak të disa cilësive apo përsosmëri­së, që ata kanë dashur dhe kërkuar t’i kenë vetë, si pjesë e përmbushje­s së një egoje. Nga ana tjetër Jovan Nikolaidis i kundërvihe­t epistemës, duke u ndarë nga “doxa” dhe duke u larguar nga stereotipe­t dhe mendimi i kolektiv ndaj Tjetrit, për t’i dhënë atij një rol të ri në përcaktimi­n e kufijve socialë e kulturorë, kur me tjetrin ke ndarë fatin historik.

Edhe në këtë rast metaforat e Zygmunt Bauman- it rreth “brenda dhe jashtë kufirit” ruajnë vlerën e tyre dhe rimodelohe­n nga Jovan Nikolaidis, për t’u vendosur branda kontekstit politik e social dhe kulturor të rajonit. Në këtë aspekt, Tjetri i Jovan Nikolaidis­it krijon një profil krejt vetjak të “tjetrit ballkanik”, i cili plotëson tiparet teksa shtegton për të gjetur të gjysmën e vet apo refkektimi­n e vetes në pasqyrën thyer lakaniane sa herë që e shohim të shfaqet në Ulqin, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë, Beograd, Prishtinë apo në qytete të tjerë të Kroacisë. Ide të tilla janë shprehur në libra të veçantë, duke filluar nga themelimi i shoqatës kulturore “Plima / Batica” në vitin 1996, por edhe më vonë, me revistën kulturore “Plima Plus”, që promovoi multikultu­ralizmin, multilingu­izmin dhe diversitet­in kulturor, përmes pohimit të vlerave dhe kundërvëni­es ndaj ringjallje­s së stereotipe­ve ndaj Tjetrit, të cilin priremi ta shtyjmë drejt tjetërsimi­t. Teksa shpreh pikëpamjet mbi rendin simbolik të vendasit dhe të ardhurit, të tjetrit tonë, të minoritete­ve dhe të huajve, autoktonëv­e dhe aloktonëve, ky autor shkruan se vendin ku ai jeton nuk ka pakica apo shumica kulturore, nuk ka të Tjerë dhe se të gjithë çdo banor i Malit të Zi është vetvetiu shtetas malazez. Krahas këtij mendimi, studiuesi kroat Goran Starceviæ veçon edhe një tjetër ide të Jovan Nikolaidis­it, kur ky shkruan rreth marrëdhëni­eve historike të ballkanasv­e të djeshëm dhe të sotëm me kulturën, vështruar si marrëdhëni­e nes Vetes, të Ngjashmit dhe Tjetrit.

Në këtë zonë Jovan Nikolaidis kthehet pas në kohë duke veçuar disa idioma, përmes të cilave vendos kronologji­anë e mendimit, kur shënon se për grekët kultura ishte një shenjë, që dallonte botën e përbashkët, kolektive ( koinos kosmos) nga bota private ( idios kosmos) e zhvilluar falë përvojës dhe njohurive personale dhe që mbetet e

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania