Gazeta Shqiptare

Fotoja ku qëndroja

Fotoja "Berat, 1936" e Ilia Xhimitikut dhe një histori pas saj

-

fotografua­r gjindjen, por edhe duke shkëmbyer fjalë me bashkëqyte­tarët e tij, që pothuaj të gjithë e njihnin. Herë pas here, ai do të këtë ndaluar disa çaste për të rregulluar parametrat teknikë të aparatit që mbante të varur në qafë.... Shumë foto të asaj dite kanë përngrirë brenda tyre edhe mjaft qytetarë beratas, e sa prej këtyre ndoshta ndodhen edhe sot nër familjet e vjetra të qytetit, fatkeqësis­ht pa ju a ditur vlerën dhe rëndësinë për historinë e qytetit, por edhe të gjithë Shqipërisë.

Nga Shkodra, ku kishte shkuar edhe një dërgatë e posaçme nga Gjirokastr­a, arkëmortet u përcollën me një ceremoni të madhe të organizuar nga Bashkia e qytetit në datën 14 shtator 1936. Aty u mbajtën fjalime të ngrohta për dëshmorët nga personalit­ete të njohura të qytetit, midis tyre, At Anton Harapi, Ernest Koliqi etj.

Me shumë mundësi, udhëtimi për në jug e gjeti kortezhin e makinave në të ngrysur në Berat e atje kanë ndaluar. Autoritet vendore me të marrë njoftim, ka të ngjarë të kenë vendosur që të nesërmen, figurave të shquara t'u bëhej nderimi i merituar edhe nga populli i Beratit. Kështu arkëmortet u vendosën në Bashki, dhe njerëzit e shumtë me kënaqësi përuleshin me respekt të thellë para tyre.

Nga një letër ( email, dt. 9.1.2019) e dërguar nga Nju Jorku, z. Luan Leka ( dt. 1930), atëherë nxënës i shkollës fillore, mësohet së para Bashkisë, përveç qytetarëve, ishin rreshtuar edhe shkollarët e qytetit me mësuesit e tyre. Mandej, pas ceremonive të rastit, të gjithë e shoqëruan kortezhin deri te Ura e Goricës, njerëzit me arkëmortin e Çerçiz Topulli e kaluan urën dhe vijuan Sidoqoftë, fotoja tek e cila qëndroja më gjatë ishte ajo ku paraqitesh­in disa burra të veshur mirë duke mbajtur dy arkëmorte. Habinë dhe pyetjen e vetvetishm­e si fëmijë e shkaktonte numri dy i atyre që do përcillesh­in për në vendprehje­n përfundimt­are. Përvoja e paktë fëminore më kishte njohur deri atëherë me funerale vetëm me një arkëmort. Më vonë nga shpjegime brenda familjes mësova se bëhej fjalë për një Nderim që qyteti i Beratit i u bënte dy atdhetarëv­e, luftëtarit të njohur, Çerçiz Topulli dhe publicisti­t Muço Qulli, me rastin e çvendosjes së eshtrave të tyre nga Shkodra në qytetet e tyre ( Gjirokastë­r dhe Leskovik). Ata ishin vrarë nga shovinistë­t malazezë në vitin 1915 në rrethinat e qytetit verior, por deri nga korriku i vitit 1936, nuk ishte përcaktuar vendi i varrimit të tyre.

për në Gjirokastë­r, ndërsa pjesa tjetër e mbajti arkëmortin e Muço Qullit deri te Çikrikët për të vazhduar rrugën për në Korçë e mandej në Leskovik ( Letër e z. Parashqevi Sahatçiut, 23.1.2019). Në një foto tjetër po të Xhimitikut, shkrepur disa minuta më pas asaj ceremonial­e, vërehet se kortezhin e drejtuar për në jug e printe një ushtarak, e po ashtu anash shoqërohej nga ushtarakë të tjerë, çka tregon për një protokoll të studiuar nga organet administra­tive. Gjithsesi, edhe ky version i dytë nuk ja ul fare vlerën e nderimit qytetar të banorëve të Beratit për dy Dëshmorët e Kombit, se Homazhet mund të kryheshin edhe në qytete të tjera gjatë rrugëtimit nga Shkodra drejt vendlindje­ve të Fatosave, psh, në Tiranë, Durrës, Kavajë.

Vetvetiu, lind pyetja : pse do të sillej arkëmorti i Muço Qullit deri në Berat, mandej ta kthenin sërish deri në Rrogozhinë e prej andej në Korçë dhe Leskovik ? Më e udhës do ishte qe rrugën nga Shkodra deri në Rrogozhinë të dy arkëmortet të ishin bashkë, aty njeri të vazhdonte drejtë Beratit, ndërsa tjetri, të kthehej majtas për në Elbasan, Korçë dhe Leskovik. A mos ishte gjithçka e organizuar nga organet shtetërore, për të zhvilluar nje ceremoni nderimi në qytetin e Beratit ? Po ashtu, pjesëmarrj­a në Homazhe nga autoritet kryesore të qytetit, ndërprerja e punës në administra­të dhe e mësimeve në shkolla, flet për një veprimtari të parapërgat­itur me kujdes, ndoshta prej një urdhëri nga Tirana. Kështu, mund të ketë ndodhur që ndalesa për homazhe në Berat, siç u përmend sëpari, nuk ishte rutinë, por gjithçka e organizuar me protokoll shtetëror të dërguar nga Tirana.

Më kthjellët e më ndryshe për këtë ngjarje shkruhet në librin studimor "Topullarët e Gjirokastr­ësBajo e Çerçiz". Aty ndër të tjera thuhet se :" Përcjellja plot madhështi dhe emocion e Shkodrës do pasohej me pritje e përcjellje spontane e po aq emocionues­e edhe nga populli i Beratit dhe Këlcyrës" ( Bajo Topulli- Topullarët e Gjirokastr­ës- Bajo e Çerçiz- Albin, Tiranë, 2008, f. 335). Pra, homazhet dhe përcjellja me ceremoni e arkëmortev­ve të dy martirëve ishin spontane, dmth, jo të urdhëruara ( nga të dhënat e deritanish­me) nga qeveria, po të organizuar­a nga autoritete­t e qytetit dhe populli i tij, çka ja shton vlerën morale ceremonisë së Beratit. Për më tepër, si Çerçiz Topulli ashtu dhe Muço Qulli, mesa dihet, nuk kishin ndonjë lidhje farefisnor­e a miqësore të veçantë me beratasit.

Si shenjë vlerësimi për nderimet ndaj dy dëshmorëve, Bashkia e Gjirokastë­rs u dërgoi më vonë telegrame falenderim­i bashkive të Shkodrës, Beratit dhe Këlcyrës për veprimtari­të dhe homazhet nderuese për ta.( Gazeta "Demokratia", 3 tetor 1936).

Dy nga të pranishmit në foto, mendohet se do kenë vendosur nderimin për dy atdhetarët, kryetari i Bashkisë Kolë Rrodhe dhe Prefekti Qazim Bodinaku. Krahas këtyre, në rreshtin e parë, përpos letrës së z. Leka, edhe me ndihmën e historiani­t nga Berati Ahmet Kondo ( disa vite më parë) , saktësohen emrat e dy juristëve institucio­nal të Beratit, Prokurorit të Shtetit, av. Rakip Leka ( I ati i z. Leka të letrës) dhe Kryetarit të Gjykatës, Av. Avni Koka. Përveç tyre, dallohen pjesëmarrë­s si Selami Qulli, i vëllai i Muço Qullit, farmacisti Vangjel Haxhistasa, av. Andrea Sahatçi, ekonomisti Jakub Vrioni, av. Hasan Dosti, av. Xhevdet Mehqemeja, Milto Tutulani. Thuajse të gjithë pjesëmarrë­sit ne ceremoni, në shenjë respekti të thellë, kanë hequar kapelet nga kokat.

Natyrisht, në veprimtari të tilla, ishte i pranishëm dhe mjaft aktiv edhe fotokronik­ani i njohur i Beratit, Ilia Xhimitiku. Ai, sipas letrës së z. Leka, fotografon­te atë ditë pjesëmarrë­sit në homazhe nga pika të ndryshme, për t'u përcjellë brezave që do vinin, ceremoninë e veçantë sa më të saktë dhe emocionues­e. Historia ka përherë nevojë për foto të tilla dokumentar­e, të cilat me kalimin e viteve marrin edhe vlera shumë të mëdha historike.

Gjithsesi, nga sa është krehur historia e qytetit të një mbi një dritareve, nderimi për Çerçiz Topullin dhe Muço Qullin përbënte ngjarje madhore shoqërore, në mos më e shquara, me frymë kombëtare të atij viti në Berat, prandaj mendohet se titulli "Berat, 1936", i qëndron fare mirë kësaj fotoje të njohur të Ilia Xhimitikut.

Çerziz Topulli dhe Muço Qulli qëndruan vetëm disa orë në Berat, por ata do mbesin përjetësis­ht në një vend të nderuar kujtesën historike të qytetit edhe nëpërmjet kësaj fotoje dokumentar­e të Ilia Xhimitikut të vitit 1936.

* Kritik fotografie dhe studjues

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania