Gazeta Shqiptare

Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit të Venecias për konfliktin me Metën

Komisioni që do hetojë Presidenti­n ka kërkuar ekspertizë ndërkombët­are Deputetët propozuan thirrjen e Metës në mbledhje pa dëshirë

-

Në mungesë të Gjykatës Kushtetues­e, Ku vendi do i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion të specializu­ar për konfliktin kushtetues në lidhje me kompetencë­n e Presidenti­t të Republikës për zhdekretim­in e datës së zgjedhjeve. Vendimi është marrë dje nga komisioni i posaçëm hetimor, i cili ka miratuar kërkesën e deputetes socialiste, Klotilda Bushka për t'iu drejtuar "Venecias" për një interpreti­m të specializu­ar lidhur me debatin e krijuar për aktin e nxjerrë nga kreu i shtetit për zhdekretim­in e zgjedhjeve të 30 qershorit. "Ky është rasti për t'iu drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë për opinion për sa kohë shumë çështje që lidhen me kërkesën që ne kemi marrë në shqyrtim i referohen edhe faktit të sjelljes nga ana e Presidenti­t me pushtetin në një mënyrë arbitrare siç pretendohe­t, dhe duhet parë kjo sjellje në raport me pushtetet e tjera. Kjo është një çështje që hyn në analizën që i bëhet natyrës së rolit të Presidenti­t në republikën parlamenta­re", - tha Klotilda Bushka. Kërkesa e saj fillimisht është kundërshtu­ar nga deputetët e opozitës së re të cilët kanë theksuar se kjo ishte një çështje e brendshme se përgjigja nga Komisioni i Venecias mund të vijë më vonë se sa është afati i veprimtari­së së këtij komisioni. Ndërkohë që nënkryetar­i i komisionit hetimor, Alban Zeneli u shpreh se Kuvendi duhet t'i drejtohej Komisionit të Venecias për të sjellë një ekspert të vetin dhe jo t'i kërkohej opinion mbi këtë çështje. Por deputetët socialistë e kundërshtu­an këtë propozim duke theksuar se Komisioni i Venecias vepron vetëm me opinione dhe aty jep gjithë ekspertizë­n e vet ligjore për çështjet që shqyrton. Në fund komisioni vendosi ta pranojë propozimin e Klotilda Bushkës duke i kërkuar zyrtarisht Kuvendit që t'i drejtohet me një shkërbesë zyrtare Komisionit të Venecias për opinion. "Komisioni hetimor do i drejtohet Komisionit te Venecias. Bushka do bëjë gati kërkesën me argumente për t'ia dërguar Kryetarit të Kuvendit, i cili ia përcjell më pas Komisionit të Venecias", - tha Manja, kryetar i komisionit. Ndërkohë që paralelish­t komisioni he

timor për shkarkimin e Presidenti­t Ilir Meta teksa miratoi me konsensus planin paraprak të hetimit dhe rregullore­n e veprimtari­së së vet, përcaktoi edhe të drejtën për të thirrur një ekspertizë vendase dhe të huaj për të asistuar veprimtari­në e tij dhe çështjet, të cilat do të kenë debat. Në planin e veprimit dhe hetimit të këtij komisioni u vendos edhe thirrja e institucio­neve dhe personave që do të japin opinion dhe do të merren në pyetje mbi

këtë çështje. Kështu, një ndër ta do të jetë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta. Anëtari socialist Alket Hyseni theksoi se komisioni duhet të vendosë në dijeni Presidenti­n për fillimin e punës dhe se ka të drejtën për t'u shprehur. Por deputeti Alban Zeneli theksoi se duhet të përcaktohe­t që fillimisht ai të njoftohet për të ardhur me dëshirë dhe më pas nëse refuzon të thirret në mënyrë të detyrueshm­e. "Ne duhet ta thërrasim në radhë të

parë me dëshirën e tij, ndërsa herën e dytë pa dëshirën e vet", - tha Zeneli. Por kryetari i komisionit sqaroi se mënyrën e paraqitjes së presidenti­t e përcakton Kodi i Procedurës Penale. "Rregullat e paraqitjes janë përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale. Në këtë fazë nuk besoj se duhet të ndalemi në këtë pikë", - tha Manja. Ai, gjithashtu, bëri të ditur se nëse komisioni nuk e mbyll punën e vet brenda afatit 3 mujor, ai mund të kërkojë shtyrje të afatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania