Gazeta Shqiptare

Nga Vlora në Berat për të zhvatur banesat, si u kapën 3 hajdutët

-

BERAT - Tre të rinj të cilët akuzohen për vjedhjen e një shume të konsiderue­shme parash në dy banesa janë arrestuar dje nga policia e Beratit. Në pranga kanë rënë shtetasit F. J., S. S. dhe K. M., si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A. L., të katërt banues në Vlorë.

Sipas policisë, grupi i hajdutëve kanë vjedhur dy banesa në Berat, duke marrë një shumë të madhe parash, dhe më pas janë fshehur në një kanal, por vetëm njëri prej tyre ka arritur t'iu shpëtojë uniformave blu. "Reagimi i shpejtë i Shërbimeve të Policisë vë në pranga tre persona të cilët vodhën në dy banesa një shumë të konsiderue­shme parash. Shpallet në kërkim autori i katërt që mundi të largohej.

Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Berat, në kuadër të operacioni­t "Drenovica", arrestuan në flagrancë shtetasit: F. J., 23 vjeç, S. S, 33 vjeç, K. M, 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L, 26 vjeç, të katërt banues në Vlorë.

Tre të rinjtë gjatë natës, kanë vjedhur në banesat e shtetasve U. V. dhe R. V banues në fshatin Drenovicë, Berat, një shumë të konsiderue­shme parash por janë konstatuar nga pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Falë reagimit të menjëhersh­ëm të shërbimeve të policisë Rrugore, të cilët pas marrjes se njoftimit, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të lartpërmen­dur të cilët ishin fshehur në një kanal. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprat penale ' Vjedhja, në bashkëpuni­m'", njoftoi policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania