Gazeta Shqiptare

"Ndryshime kushtetues­e", Basha: Më 13 tetor, edhe zgjedhje presidenci­ale

"Të gatshëm të garantojmë votën e shqiptarëv­e"

- Valentina Madani

Opozita nuk e përjas hton mundësinë që të hyjë në zgjedhje në vjeshtë, në datën që ka dekretuar Presidenti Meta. Por, më 13 tetor opozita bie dakord edhe për zgjedhje presidenci­ale përmes ndryshimev­e kushtetues­e. Pas një takimi 40- minutësh në zyrën e kreut të shtetit mëngjesin e djeshëm, Lulzim Basha tha se vlerëson maksimalis­ht qëndrimin e presidenti­t për zgjedhje të trefishta në 13 tetor. Basha garantoi se opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t'u garantuar shqiptarëv­e të drejtën e votës. "Padyshim që lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është mundësi për të dalë nga kriza politike përmes zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikish­t, edhe nëpërmjet zgjedhjeve të reja presidenci­ale që nënkupton ndryshime kushtetues­e", u shpreh lideri i opozitës. Detajet e bisedës që pati kokë më kokë me Presidenti­n Meta, kryedemokr­ati i ndau edhe me aleatët, ndërsa në prononcimi­n për mediat, Basha nuk përmendi kushtet e panegociue­shme që kishin të bënin me krijimin e një qeverie tranzitore, e aq më tepër atë për largimin e Edi Ramës. "Duke vlerësuar maksimalis­ht qëndrimin e presidenti­t dhe shqetësimi­n e tij, i kam bërë të qartë se Partia Demokratik­e dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve, që zgjedhjet e ardhshme, ndryshe nga farsa e 30 qershorit, siç e deklaroi edhe OSBE/ ODIHR- i, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për ymerlalët dhe shokun e tyre, ' Bablokun' e madh dhe oligarkët. Në këtë funksion, opozita është e gatshme të ndërmarrë çdo hap për t'u garantuar shqiptarëv­e të drejtën e votës, që është dhunuar dhe tjetërsuar përtej çdo përfytyrim­i, çfarë u pa edhe më 30 qershor, ku Edi Rama nuk i rezistoi dot tundimit për të vjedhur edhe

TAKIMI

"Padyshim lidhet me 13 tetorin. Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike, përmes zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re, zgjedhjeve lokale dhe siç është shprehur politikish­t, edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenci­ale, që nënkupton ndryshime kushtetues­e", tha z. Basha.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
Presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Berat
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje në Berat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania