Gazeta Shqiptare

"Protestat pas pushimeve", Shehi: Data 13 tetor, e papërshtat­shme për zgjedhje

-

Kreu

i LZHK- së, Dashamir Shehi, deklaroi se data 13 tetor nuk është e përshtatsh­me për zgjedhje. "Në zgjedhje do të shkohet detyrimish­t, pasi nuk kemi kërkuar shkëmbim pushteti. Por, unë gjykoj që 13 tetori nuk është data e përshtatsh­me, pasi është shumë afër për t'u plotësuar pretendime­t tona. Ne kemi pretenduar për një qeveri tranzitore. Por na pëlqen apo nuk na pëlqen, duhet shkuar në datën 13 tetor në zgjedhje, pasi e ka dekretuar presidenti", tha Shehi në "A2 CNN". Në lidhje me vijimësinë e aksionit opozitar, Shehi deklaroi: "Kemi mbushur sheshin

10 herë, por nuk u kemi ofruar mbështetës­ve se çfarë do të bëjmë me shtetin tonë. A do të thotë zoti

Basha që kryeminist­ri nuk do të ketë më shumë se dy mandate?

A do t'i balancojmë pushtetet mes kryeminist­rit dhe presidenti­t? Duhet të ndërtojmë një matricë politike që ai tjetri që do të vijë nesër në vend të Ramës, të mos na dalë si Edi Rama. Mbi shtetin e ri shqiptar duhet ndërtuar një politikë e re, një ligj zgjedhor ndryshe, që shqiptarët të votojnë flamurin e partisë dhe njeriun. Basha ka nisur ta bëjë këtë dhe unë pres që të jetë edhe më i vendosur në këtë linjë, në mënyrë që të mos u ofrojmë shqiptarëv­e mirazhin e mirëqenies dhe lugën bosh. Duhet t'u japim mundësi shqiptarëv­e që të mbushin lugën vetë". Kur u pyet nëse do të ketë protesta së afërmi, Dashamir Shehi theksoi se tani nuk është koha e duhur. "Protestat duhet të vijnë duke u rritur, por do të ishte absurde që në mes të gushtit të presim që të ketë protesta. Me vjeshtën do të ketë rritje të intensitet­it të protestave. Opozita ka edhe detyrën që të sqarojë opinionin ndërkombët­ar se si janë zgjedhjet me Edi Ramën dhe të përmirësoh­et raporti me ta, pasi e kam thënë edhe herë tjetër, që shpesh kemi gabuar", - tha z. Shehi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania