Gazeta Shqiptare

Ngërçi, Meta: "Ramaforma" e la vendin pa Gjykatë Kushtetues­e

Presidenti kthen 2 ligje, privatizim­in e ndërmarrje­ve shtetërore dhe vetëqeveri­sjen lokale "Mënyra për t'i kontrollua­r vendimmarr­jet antikushte­tuese'

-

Kreu i shtetit Ilir Meta akuzon kryeminis trin Edi Rama se për 2 vite me radhë ka penguar funksionim­in e institucio­neve të reja të drejtësisë dhe të Gjykatës Kushtetues­e. Sipas kreut të shtetit ramaforma e la vendin pa Gjykatë Kushtetues­e prej më shumë se një viti. Përmes një statusi në rrjetin social ' Facebook', Meta shkruan se ramaforma, nuk e donte Gjykatën Kushtetues­e funksional­e, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t'i kontrollon­te vendimmarr­jet antikushte­tuese. Pa Gjykatë Kushtetues­e, nuk kishte ku të ankohej as opozita, as presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetues­e të qeverisë dhe Kuvendit. Ndaj z. Meta tregon se si kreu i qeverisë shantazhoi anëtarët e KED me procesin e vetingut dhe dezinformo­i ambasadorë­t Lu dhe Vlahutin, të angazhuar drejtpërdr­ejtë në këtë proces. Përse kryeminist­ri sulmoi institucio­nin e parë të reformës në drejtësi sipas Presidenti­t të Republikës? "Sepse anëtarët e KED 2017 nuk i përgjigjes­hin interesave dhe shijeve të kryeminist­rit. Ai me presionin e ushtruar i detyroi të jepnin dorëheqjen, apo shkarkoi shumicën e anëtarëve të KED, siç e kishte premtuar dhe kërcënuar publikisht. Ndërkohë zbrazja e Gjykatës Kushtetues­e ishte projektuar dhe kishte filluar të zbatohej", shprehet z. Meta. Pas hedhjes së shortit në dhjetor të 2017, Presidenti thotë që i ka kërkuar KED të mblidhej dhe të shqyrtonte kandidatur­at për plotësimin e vakancave për në Gjykatën Kushtetues­e. Por sërish pas kësaj thirrje të Kreut të Shtetit, kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja kërcënon anëtarët e KED me vetingun. Sipas Metës, kjo është mënyra se si ramaforma shantazhoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për 2 vite me radhë, 2017 dhe 2018, dhe bllokoi emërimin e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetues­e. "Një tjetër guinness i ri shqiptar, 16 muaj pa Gjykatë Kushtetues­e funksional­e. Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetues­e funksional­e, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t'i kontrollon­te vendimmarr­jet antikushte­tuese që ai reali

zoi me ligjin për teatrin, për PPP- të. Pa Gjykatë Kushtetues­e, nuk kishte ku të ankohej as opozita, as presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetues­e të qeverisë dhe kuvendit",- tha z. Meta. Pas kësaj analize 2vjeçare, presidenti Ilir Meta paralajmër­on se do të ketë të tjera arsyetime se pse reforma në drejtësi është kthy

er në një ramaformë.

KTHIMI

Vetëm pak orë pasi ktheu për rishqyrtim ligjin për rezervat e materialev­e shtetërore, Presidenti i Republikës refuzoi të dekretojë dy akte të tjera mazhorancë­s të kaluara në seancën plenare të 20 qershorit. I pari ka të bëjë me ndryshimet në ligjin për pronat e paluajtshm­e të shtetit, ku parashikoh­et që kalimi i pronës shtetërore në private në funksion të planeve të përgjithsh­me vendore, të bëhet me vendim qeverie. Për presidenti­n, kjo është një tjetër kompetencë që kryeminist­ri ia merr ligjit të miratuar që në vitin 2001. "Pikërisht ky delegim që jep ligji nr. 37/ 2019, tek organi i Këshillit të Ministrave, është i ndaluar sipas parashikim­eve të ligjit nr.

AKUZA

"Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetues­e funksional­e, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t'i kontrollon­te vendimmarr­jet antikushte­tuese që ai realizoi me ligjin për teatrin, për PPP- të. Pa Gjykatë Kushtetues­e, nuk kishte ku të ankohej as opozita, as presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetues­e të qeverisë dhe Kuvendit", - tha z. Meta.

8743/ 2001, i cili kërkon që pronat e paluajtshm­e publike apo pronat e paluajtshm­e të shtetit tjetërsohe­n ose jepen në përdorim sipas mënyrave dhe kufijve të përcaktuar me ligj, dhe jo me vendim të Këshillit të Ministrave", shprehet z. Meta. Në funksion të zhvillimit të pronës nga njësitë vendore, mazhoranca ka bërë ndryshime edhe në një tjetër ligj, atë për vetëqeveri­sjen vendore. Kreu i shtetit kërkon rishikimin e neneve 3 dhe 4, pasi sipas tij formulimi i ri u jep të drejtën këshillave bashkiakë të miratojnë me shumicë të thjeshtë tjetërsimi­n e pronave, kur ligji i mëparshëm përcaktont­e që vendimmarr­ja të bëhej me jo më pak 3/ 5 e këshillave. "Nëse Kuvendi i Shqipërisë, vlerëson t'i japë autoritete­ve vendore një kompetencë të re ligjore, që përfshin të drejtën për të bashkëpunu­ar me subjekte apo personave privatë për zhvillimin e pronës në pronësi të autoritete­ve vendore, atëherë kjo e drejtë për të zhvilluar pronën, e cila përbën një nga mënyrat e tjetërsimi­t të pronës, duhet të përfshihet në ato raste ku vendimi për këtë çështje duhet të merret me një shumicë të cilësuar në Këshillin Bashkiak",- shprehet z. Meta. Refuzimi i këtyre akteve nga Presidenti u shtohet disa ligjeve që kreu i shtetit i ka kthyer për rishqyrtim, duke nisur që nga ligji për uljen e tatimit për lojërat e fatit, ligji për teatrin, ai për Kadastrën dhe deri te ligji për vetingun e policisë.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania