Gazeta Shqiptare

Shkarkimi i Malajt, ja deputetët që nuk firmosën kërkesën kundër tij

"Është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit"

-

Socialistë­t nuk ia kanë falur daljet dhe qënd rimet e fundit publike kundër mazhorancë­s dhe qeverisë të ish- ministrit të tyre, Arben Malaj. Ndaj, ata kanë zyrtarizua­r procedurën për shkarkimin e tij nga pozicioni i anëtarit të Këshilli Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Për këtë, grupi parlamenta­r i Partisë Socialiste ka depozituar kërkesën për shkarkimin e tij, të firmosur nga 28 deputetë socialistë, ku përveç Taulant Ballës dhe Spartak Brahos, mungojnë emrat e figurave kryesore të PS- së dhe që dikur kanë qenë pjesë e të njëjtit grup me Arben Malajn.

ARGUMENTET

Në kërkesën e tyre socialistë­t paraqesin një sërë arsyesh me anë të të cilave argumentoj­në ligjshmëri­në e nismës për shkarkimin e Malajt nga ky pozicion. Sipas deputetëve firmëtarë, Malaj ka shkelur etikën dhe për këtë nuk duhet të qëndrojë në detyrë. "Nëse analizon secilën prej daljeve publike, mund të arrihet në përfundimi­n se në asnjërin prej rasteve ato nuk i kanë shërbyer interesit më të mirë të përgjithsh­ëm të Bankës së Shqipërisë, si dhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri. Në asnjë prej rasteve nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës dhe natyrisht kjo, sjellje nuk i ka shërbyer aspak ruajtjes dhe nxitjes së besimit publik lidhur me institucio­nin e Bankës së Shqipërisë", - thuhet në kërkesë. Ndër konstatime­t e tjera është se Malaj, sipas 28 firmëtarëv­e, me temat e trajtuara në media nuk ka reflektuar dhe qëndrimet e mbajtura mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj bankës dhe se ato dëmtojnë edhe imazhin e institucio­nit. "Secila prej daljeve publike të Malajt dhe të gjitha të nxjerra së bashku mund të çojnë në konkluzion­in se temat e trajtuara mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ka ia ndaj bankës dhe duke qenë se këto qën

ARSYET

"Daljet dhe prononcime­t publike për tema thellësish­t politike kanë qenë të vazhdueshm­e dhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky fakt përbën argumente të shtuara për sjellje joetike, në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e monitorimi­t të miratuar me vendim Kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit".

 ??  ?? Mbledhje e grupit parlamenta­r të PS- së
Mbledhje e grupit parlamenta­r të PS- së
 ??  ?? Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania