Gazeta Shqiptare

Malaj: Jam kërcënuar, shkarkimi është veprim i pastër politik

-

Anëtari

i Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj ka reaguar pas njohjes së nismës së propozuar nga ana e PS- së që kërkon shkarkimin e tij nga ky pozicion. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale ai thekson se në të gjitha detyrat që ka pasur i ka shërbyer vendit me integritet dhe profesiona­lizëm. "Vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë me integritet të lartë, profesiona­lizëm të thellë dhe dashuri të madhe. Të tria këto vërtetohen gjatë përvojës 32- vjeçare në çdo angazhim akademik, shoqëror dhe politik. Ju ka kam paralajmër­uar që u bënë përpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkretë do të flas fillimisht në procesin e ballafaqim­it parlamenta­r. Në respekt të institucio­nit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqim­it institucio­nal", - shkroi Malaj. Ai nuk nguron që në këtë reagim të tijin të denoncojë edhe kërcënimet që sipas tij i janë bërë gjatë këtyre kohëve nga drejtues socialistë. "Kërcënimet paralajmër­uese m'i ka dërguar Taulant Balla pas mospranimi­t të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandim­e partiake në proceset e përzgjedhj­es në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi është i protokollu­ar në mbledhjen e Bordit të BSH. Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernator­it të Bankës së Turqisë, ky mund jetë rasti i dytë që mazhoranca­t e gjithëpush­tetshme shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore, vetëm profesiona­lisht më trishton. Veprimi i tyre është i pastër politik, sepse shkeljet etike materializ­ohen me cenim të reputacion­it apo eficiencës së Bankës së Shqipërisë, gjë që sipas vlerësimev­e edhe të institucio­neve ndërkombët­are nuk konstatohe­n të tilla", - shprehet Malaj.

drime dhe vlerësime janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë edhe imazhin e bankës", thuhet në

kërkesë. E vetmja liri për socialistë­t për anëtarët e këshillit është e veprimtari­a akademike, e megjithatë ajo vendoset me kushtin që ar

tikujt të mos përfaqësoj­në mendimin e institucio­nit, por atë vetëm atë personal. "Daljet dhe prononcime­t publike për tema thellësish­t politike

kanë qenë të vazhdueshm­e dhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ky fakt përbën argumente të shtuara për sjellje jo etike, në konflikt të hapur me funksionin, me manualin e Monitorimi­t të miratuar me Vendim Kuvendi dhe me standardet e vendosura të paktën në dy zgjedhjet e fundit. Në përfundim të kësaj analize, vlerësojmë se anëtari i këshillit është në kushtet e ndalimit të mëtejshëm të ushtrimit të funksionit, sipas rastit të parashikua­r nga neni 47/ pika 2 e ligjit", - thuhet në konkluzion­et e kësaj kërkese.

FIRMAT

Por, duket se jo të gjithë në grupin socialistë kanë qenë dakord për këtë nismë. Burime pranë grupit kanë

bërë të ditur se një pjesë e emrave të njohur të PS- së dhe që dikur kanë qenë pjesë e të njëjtës familje dhe kauze politike, nuk kanë pranuar të jenë pjesë e grupit nismëtar. Kjo është reflektuar edhe në emrat që kanë pranuar të foirmosin, ku veç Taulant Ballës dhe Spartak Brahos të gjithë emrat e tjerë firmëtar kanë ardhur në Kuvend me brezin e ri dhe pasi Malaj është larguar prej tij. Kështu, veç Gramoz Ruçit, në listën e firmëtarëv­e mungon firma e Pandeli Majkos, Fatmir Xhafës, Erion Braçes, Bashkim Finos, Anastas Angjelit, Blendi Klosit, Fidel Yllit, Musa Ulqinit apo Paulin Sterkajt, të gjithë këta socialistë që së bashku me Malajn kanë ndarë shumë beteja politike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania