Gazeta Shqiptare

Rama, me krerët e veriut: Të mos largohet asnjë grua nga puna

Kreu i PS- së do të luajë edhe rolin e koordinato­rit politik për rajonin e veriut Balla do mbulojë rajonin qendror dhe Ruçi jugun

-

Në cilësinë edhe të koordinato­rit të ra jonit të veriut, kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje një takim me drejtuesit politikë të qarqeve Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë si dhe me krerët e rinj të disa prej bashkive kryesore të këtij rajoni. Qëllimi i takimit ka qenë pikërisht menaxhimi sa më i mirë i situatës së konstituim­it të drejtuesve të rinj të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Burime nga ky takim bënë me dije se kryeminist­ri Rama ka kërkuar nga kryebashki­akët e rinj që të bëhet kujdes me administra­tën e bashkive, sidomos në ato që deri më sot janë drejtuar nga përfaqësue­s të opozitës. Kështu, mësohet se ai ka theksuar se lëvizjet në administra­të duhet të jenë të matura dhe jo politike, pasi nuk do të justifikoh­et asnjë shkarkim i padrejtë. "Çdo vendim nga drejtuesit e rinj të bashkive të merret në bazë të meritës, pasi përgjegjës­ia tashmë që opozita nuk përfaqësoh­et as në këshilla është më e madhe për të gjithë qytetarët në çdo bashki", mësohet të ketë thënë Rama ndër të tjera. Ndërkohë që ai ka shfaqur edhe një herë merakun e tij për të mos pushuar apo larguar nga puna asnjë punonjëse femër të administra­tës së këtyre bashkive. Kjo sipas tij, është përmbushje edhe e një premtimi që ai vetë ka dhënë gjatë fushatës, ku deklaroi se punonjëset femra nuk të prekeshin nga procesi i ndryshimit të administra­tës me ardhjen e kryetarëve të rinj të bashkive. Gjithashtu, në këtë takim që ka zgjatuar afro një orë, kryeminist­ri ka kërkuar një angazhim serioz edhe në procesin e konstituim­it të këshillave bashkiakë. Ai ka theksuar se është shumë e rëndësishm­e që e gjithë faza e tranzicion­it dhe kalimit të pushtetit nga drejtuesit aktualë te drejtuesit e rinj të bashkive të kalojë e qetë dhe pa incidente. PS- ja ka filluar punën për një riorganizi­m të ri të strukturav­e të saj dhe paralelish­t me marrjen e drejtimit edhe të bashkive që deri dje drejtohesh­in nga të djathtët, PS- ja ka rishikuar edhe mënyrën e monitorimi­t të punës së bërë nga drejtuesit lokalë në të gjithë vendit. Për këtë arsye, kryesia e PS- së bëri edhe një ndar

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania