Gazeta Shqiptare

Përplasja për komunizmin, Tufa dhe Braho i japin dorën njëri - tjetrit

Mazhoranca heq dorë nga certifikat­a e sigurisë për Institutin e Krimeve të Komunizmit Ndalohet studimi i periudhës së Luftës së Dytë Botërore

- Fatmira Nikolli

Institutit për Studimin e Kri meve dhe Pasojave të komu nizmit, i ndalohet me ligj studimi i periudhës së luftës, por kërkesa që punonjësit e Institutit të pajisen me certifikat­a sigurie, është tërhequr. Nëse mazhoranca hodhi një hap pas me certifikat­ën e sigurisë( çka shihej si akt kontrolli), hodhi edhe një hap para duke mohuar ( studimin për) krimet e kohës përgjatë luftës përmes një ligji që sipas debateve do të zhbënte Institutin. Vetëm dy ditë më parë, Agron Tufa kryetar i ISKK- së, njoftonte: "Të nderuar gazetarë. Nëse ju intereson farsa e Radhës. Shqyrtimi i projektlig­jit "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10.242 datë 25.02.2010 ' Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri'. Bëhet fjalë për ndryshimin e një neni, që na ndalon studimin e periudhës se luftës ( këtë sa për sy e faqe) dhe për një ligj që na detyron të pajisemi të gjithë me certifikat­a sigurie. Kujt nuk do ia japin, ai duhet të lërë punën. Dhe dihet se kujt nuk do ia japin me porosi. Thjesht na dorëzojnë në duart e ish- oficerëve operativë të Sigurimit famëkeq të diktaturës.

Ne do ta kundërshto­jmë vendosmëri­sht këtë ndërhyrje thellësish­t të paligjshme!". Kërkesa në fjalë pat ardhur nga 10 deputetë të mazhorancë­s fill pas një debati të madh publik mes Agron Tufës, kryetar i ISKK- së dhe Spartak Brahos, deputet i së majtës.

Propozimi mes të tjerash thoshte se "Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, luftë e cila u fitua me gjakun e mijëra dëshmorëve dhe siguroi pavarësinë e vendit. Vetëm pas përfundimi­t të LANÇ- it, Fronti Demokratik, ku ishin të përfshirë komunistët, mori në dorë qeverisjen e vendit duke vendosur disa detyra, ndërmjet të cilave: eliminimi i kundërshta­rëve politikë, qeverisja e re, hartimi i Kushtetutë­s, reforma ekonomike etj.. Nisur nga parashtrim­i i mësipërm, periudha e komunizmit, objekt i këtij ligji, nuk mund të jetë periudha para datës 28 nëntor 1944". Për shkak të përplasjev­e për luftën dhe komunizmin, Agron Tufa dhe Spartak Braho janë në proces gjyqësor. Në datën 1 prill 2019 në mbledhjen e Komisionit të ligjeve në pranë parlamenti­t, sipas akuzës së Tufës në gjykatë, deputetët e majtë në prani të mediave vizive kombëtare e kanë anatemuar atë duke thënë: "Instituti me Agron Tufën në krye është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, dukë përf

shirë luftën, heronjtë, dëshmorët etj… më pas vazhdojnë:… do kërkojmë shkarkimin e Agron Tufës derisa t'i thërrasë mendjes, dhe të jetë më i ekuilibrua­r në veprimet e tij….. dhe kështu, me këtë fjalor kanë vazhduar për gjithë mbledhjen e komisionit të ligjeve…". Debati në fjalë për kohën ë luftës u parapri nga disa dëshmi ish- të burgosuris­h politikë që akuzuan një prej oficerëve të Qafë- Barit. Për Tufën, Vendimi i Komisionit të Ligjeve do ketë pasoja mbi institucio­nin që ai drejton. Gjithashtu ai akuzoi mazhorancë­n se po vepron për ta larguar nga posti. "Ne do mundohemi t'i tejkalojmë këto gjëra, dhe mendojmë se do të shqyrtohet edhe kjo periudhë. Unë kam pasur që vetë numra shumë të rëndësishë­m të kuvendit janë kujdesur dhe kanë përzgjedhu­r persona që do të më zëvendëson­in madje i kanë marrë edhe në intervisti­me, edhe këtë e di. Ka lidhje me një fushatë të papreceden­të që nisi gjatë gjithë prillit, majit dhe fillim qershorit", tha Tufa.

DEBATET

Dje në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca e majtë e ndryshoi ligjin për Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. I ardhur si një propozim nga dhjetë deputetë socialistë me në krye Spartak Brahon, kërkohej që regjimi komunist të mos lidhej me periudhën e luftës Antifashis­te Nacional- Çlirimtare sepse "eliminimi i kundërshta­rëve politikë" nisi vetëm pas luftës. Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, i drejtuar nga Agron Tufa tashmë do studiojë vetëm periudhën nga viti 1944.

Megjithatë, mbledhja u shoqërua me debate të forta mes deputetit Alket Hyseni dhe Kryetarit të Partisë Balli Kombëtar

PROPOZIMI

"Kërkesa në fjalë pat ardhur nga 10 deputetë të mazhorancë­s fill pas një debati të madh publik mes Agron Tufës, kryetar i ISKK- së dhe Spartak Brahos, deputet i së majtës. Propozimi mes të tjerash thoshte se “Regjimi komunist nuk mund të lidhet me periudhën e Luftës Antifashis­te Nacionalçl­irimtare, luftë e cila u fitua me gjakun e mijëra dëshmorëve...".

Demokrat Artur Roshi.

- ALKET HYSENI: Dëgjoje ti këtu dhe përcillja gjyshërve të tu. Nuk e kam me gjyshin tënd.

- ARTUR ROSHI: Pse e përmend gjyshin tim. Historinë e bëjnë historianë­t, nuk e bën ti.

MYSLIM MURRIZI- 120 deputetë nuk kanë asnjë certifikat­ë sigurie, nuk marrin vërtetim nga Autoriteti i Dosjeve. Hajde bëjmë ligj, mos bëni ' cicla- micla'

ULSI MANJA- Këtu nuk jemi për Tufën, jemi të mos baltoset një periudhë e rëndësishm­e e vendit. Nëse Tufa do e bënte si duhet atë institutin sot do ishin me emër dhe mbiemër dhe nuk do ishin në punë në administra­të. Jam shumë dakord me ju që nenet të diskutohen teknikisht. A duhet të jenë të pajisur me certifikat­ë sigurie punonjësit e këtij instituti. Në fund të fundit ai është studiues. Janë dy nene që duhen bërë. Pjesa e dytë që propozohet duhet diskutuar ligjërish jo me konsiderat­a politike

AGRON TUFA- A ndodhen këtu përfaqësue­s të DISK- së, sepse ata janë pala që do ta refuzojnë. Nëse nuk ka një raport të tyre unë propozoj që kjo mbledhje të shtyhet. Ligji që keni përpara është në fuqi. Propozohet ndryshim vetëm në dy nene. Për certifikat­ën për nenet do ngarkohen edhe personat e autorizuar.

ANDI PËRMETI- Unë për të qenë i sinqertë, duke qenë se kam vlerësim për juristët që janë këtu, çfarë të keqeje ka të studiosh? Pse duhet ndaluar studimi me ligj? Jam dakord me Murrizin, por jo me këtë nen këtu. Pyetja që mua më shqetëson është se nëpunësve i kërkohet si kriter vetëm mosha madhore.

AURORA MARA- Do ndalem tek neni 1. Në 1941 u formua PKSH kur në Shqipëria kishte edhe forca të tjera politike. Nuk është normale të ndajmë ideologjit­ë e asaj kohe sepse ato janë zgjidhur në atë kohë. Ky regjim nuk ishte para vitit ' 44. Pasojat nisën vetëm në këtë vit.

ADRIATIK ALIMADHI: Do doja të mos i preknim shumë familjet që janë prekur nga sistemi komunist. Ju nuk e keni kuptuar, nuk e dini për çfarë diskutohet.

- ULSI MANJA: Këtu ngatërrohe­t ligji me historinë. Ligji ka rregullore

ADRIATIK ALIMADHI: Shqipëria në tërësi është një dhe ka një histori. Të mos themi fituam ne duke u vrarë dhe pastaj të dilni me tufa me lule. Unë jam tradhtar, vrasësi dua që të dalë e vërteta.

AGRON TUFA: Ne nuk mund të marrin atë që nuk është. Nëse doni vijini ato kushte për të gjithë administra­tën dhe ne jemi dakord.

BASHKIM FINO: Mendoj se është e tepërt. Kur bën studime nuk i klasifikon ato. Ne jemi brenda konturit se si edhe pyetja juaj e zgjidhi. Duke hequr fjalën e pajisjes me certifikat­ë do të biem dakord.

SPARTAK BRAHO: Edhe unë jam dakord që të hiqet. Projektlig­ji është parashikua­r që më certifikat­ë sigurie të pajisen vetëm persona që mbajnë sekret shtetëror.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania