Gazeta Shqiptare

Guvernator­i Sejko: Institucio­net, të angazhuara me programe zhvilluese

Konferenca "Demografia, punësimi dhe rritja ekonomike", merr pjesë edhe guvernator­i i BSH- së Sfidat e kohës, zbutja e emigracion­it, rritja e punësimit dhe edukimi

-

Sfidat e kohës, për ven det e Europës Qen drore dhe Juglindore janë zbutja e emigracion­it, rritja e punësimit dhe edukimi. Në këtë konkluzion doli konferenca me temë: "Demografia, punësimi dhe rritja ekonomike", ku mori pjesë Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

KONFERENCA

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencë­n e dytë të nivelit të lartë me temë "Demografia, punësimi dhe rritja ekonomike: Duke përshkuar të ardhmen në vendet e Europës Qendrore dhe Juglindore", organizuar nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar ( FMN) në Dubrovnik, Kroaci. Në këtë konferencë, përveç përfaqësue­sve të lartë të FMN- së, merrnin pjesë rreth 15 guvernator­ë e ministra të financave nga vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore ( EQJL), përfaqësue­s nga Banka Botërore, Komisioni Evropian, Banka Ndërkombët­are për Rregullim, si dhe nga institucio­ne të tjera financiare dhe bota akademike. "Punimet e kësaj konference u fokusuan kryesisht në çështje që lidhen me lëvizjet demografik­e të popullsisë së vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore, rritjen ekonomike, punësimin dhe edukimin, si dhe masat që duhen ndërmarrë në të ardhmen për të ulur nivelin e papunësisë dhe ekonomisë informale, në mënyrë që të garantohet një rritje ekonomike e qëndrueshm­e dhe e qenësishme për këto vende. Gjatë punimeve të konferencë­s, pjesëmarrë­sit diskutuan mbi zhvillimet e ndryshme politike dhe ekonomike në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore gjatë dekadës së fundit, dhe efektet që kanë dhënë në ecurinë ekonomike fenomene të tilla si rritja e emigracion­it, plakja e popullsisë dhe rënia e fuqisë punëtore" njofton Banka e Shqipërisë. Gjatë konferencë­s, Guvernator­i Sejko ishte pjesë e tryezës së diskutimit të drejtuar nga Zëvendësdr­ejtori i Përgjithsh­ëm i Fondit Monetar Ndërkombët­ar, Tao Zhang. Ashtu si konferenca, edhe kjo tryezë u përqendrua në trajtimin e sfidave demografik­e me interes të përbashkët dhe reformat për trajtimin e tyre. Zbutja e emigracion­it, rritja e punësimit dhe edukimi janë sfidat e kohës me të cilat përballen ekonomitë e këtyre vendeve dhe për këtë arsye, qeveritë përkatëse kanë vendosur prioritete për kapërcimin e tyre. Sipas njoftimit, në fjalën e tij, Guvernator­i Sejko theksoi se këto fenomene vërehen dhe ndiqen me shqetësim edhe në ekonominë shqiptare. Prandaj, për trajtimin e tyre, institucio­net shqiptare janë angazhuar me programe zhvilluese që

rrisin produktivi­tetin e punës dhe ngadalësoj­në emigrimin e kualifikua­r. Qëllimi është jo vetëm rritja e produktivi­tetit të forcës punëtore profesiona­le në vend, por mbi të gjitha ofrimi i mundësive për punësim në sektorë të ndryshëm të ekonomisë të rinjve të talentuar, në mënyrë që ata të investojnë dijet e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë kontekst,

vijimësia e reformave strukturor­e është mjaft thelbësore, ku midis tyre, një vend të veçantë duhet të zënë domosdoshm­ërish reformat e fokusuara drejt ngritjes së nivelit arsimor, zhvillimit të aftësive teknike dhe kualifikim­it profesiona­l, për të shtuar potenciale­t ekonomike dhe krijuar vende të reja pune. Në përfundim, Guvernator­i Sejko shtoi se një element

mjaft i rëndësishë­m dhe me rol kyç në arritjen e suksesit e këtyre përpjekjev­e, është edhe bashkëpuni­mi me vendet partnere dhe me institucio­ne prestigjio­ze financiare ndërkombët­are si Fondi Monetar Ndërkombët­ar dhe Banka Botërore, për të marrë eksperienc­ën e praktikave më të mira, por dhe orientimet e duhura në këtë drejtim.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania