Gazeta Shqiptare

Kontroll punës së zezë, kuponave dhe faturave

Nis aksioni antiinform­alitet

-

Nisi

dje zbatimi i ak sionit kundër informalit­etit, që u paralajmër­ua një ditë më parë nga kryeminist­ri Rama. Ministria e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se "Nis zbatimin Plani Operaciona­l kundër informalit­etit ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave". Administra­ta Tatimore është në terren për kryerjen e monitorime­ve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t'u shqetësuar. "Plani operaciona­l po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalit­et dhe, sikurse dhe Kryeminist­ri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshm­e në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij",- bëri të ditur ministrja Denaj. Kryeminist­ri Edi Rama dy ditë më parë, teksa prezantoi Drejtoresh­ën e re Tatimeve, Delina Ibrahimi, lajmëroi një projekt të ri për që synon dixhitaliz­imin e faturave fiskale. Kryeminist­ri tha se po punohet për fiskalizim­in, ku çdo fature do të jetë në kohë reale dhe e monitoriue­shme. Kryeminist­ri tha se, do të monitorohe­n edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave që të mos ketë fatura fiktive. Por edhe kjo nuk e përjashton faktorin njeri. Rama lajmëroi se, çdo drejtor në institucio­net fiskale që nuk realizon objektivat do të shkarkohet. Ai e konsideroi absurd faktin që në nga 112 mijë kasa të shpërndara në të gjithë vendin 15 mijë prej tyre nuk raportojnë edhe pse bizneset që i zotërojnë ato janë me status aktiv. "Kujt i kërkohet përgjegjës­ia për këtë për pike të kuqe alarmi. Dhe si mundet të gdhihet dita e re dhe java e re dhe këto pika alarmi të mbeten të kuqe. Pse kompanitë e kasave nuk gjobiten. Është ngritur një sistem risku që konsideroh­et funksional në tatime së bashku me FMNne dhe është model edhe për vendet e tjera. Ka vetëm një motiv për rezultatet e pamjaftues­hme: Çorganizim dhe anarki brenda administra­tës ku janë rishfaqur fenomene e dikurshme të aktivitete­ve kriminale për qëllime korruptimi" tha kryeminist­ri. Rama tha se moduli i riskut ka zbuluar mbi 6 mijë subjekte me risk, ku rreth 200 prej tyre janë në sektorin e akcizës. "Mbi 5000 biznese të tjera janë në brigjet shqiptare dhe janë regjistrua­r në Booking, teksa tatimet nuk i dinë. Kjo do të thotë vetëm çorganizim" tha kryeminist­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania