Gazeta Shqiptare

2 të vdekur dhe 9 të plagosur në 5 aksidente rrugore

-

Një

aksident rrugor ka ndodhur në aksin Korçë- Bilisht, me pasojë plagosjen e katër personave. Mësohet se aksidenti është shënuar në afërsi të vendit të quajtur Cangonji. Dy makina janë përplasur me njëra- tjetrën, duke lënë të plagosur katër persona, të cilët ndodhen në Spitalin e Bilishtit. Mësohet se përplasja mes mjeteve ka qenë e fuqishme sa ata janë shkatërrua­r, ndërsa në vendngjarj­e kanë mbërritur edhe dy zjarrfikës­e. "Më datë 16.07.2019, në aksin rrugor Devoll- Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur një mjet tip furgon me drejtues shtetasin L. M., 37 vjeç, banues në Shkodër, me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin P. D., 54 vjeç banues në Bilisht. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas konkretish­t, drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi L. M; dy pasagjerët në këtë mjet shtetasi B. T, dhe shtetasja E. T, banues në Shkodër, si edhe shtetasi A. N, banues në Bitinckë, pasagjer në mjetin tip "Benz", të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet procedural­e dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. Ndërkaq, një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Divjakë, me pasojë vdekjen e një personi. Policia njofton se ka humbur jetën 57- vjçari A. M., i cili ka qenë duke drejtuar mjetin, ndërsa është plagosur djali i tij, Rr. M.. Ndërsa, një këmbësore gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm tek mbikalimi i Golemit. Ngjarja ndodhi rreth orës 8: 30 në rrugë kryesore. Viktima është 38- vjeçarja Brunilda Shuti. Ajo u përplas për vdekje nga një makinë në timonin e së cilës ishte një 25- vjeçar. Shuti mësohet se pasi zbriti nga autobusi, tentoi të kalonte në anën tjetër të rrugës dhe në këtë moment u përplas nga automjeti. Ndërkaq, po dje janë plagosur katër persona në dy aksidente rrugore në Elbasan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania