Gazeta Shqiptare

Rikthehet kanabisi në Lazarat, përfundojn­ë në pranga 5 persona, mes tyre 2 gra

Policia: Kishin kultivuar drogë në oborr

-

GJIROKASTË­R - Pesë vite, pasi Policia e Shtetit ndërhyrë për herë të parë në fshatin e Lazaratit të Gjirokastr­ës, disa banorë i janë rikthyer sërish traditës së vjetër. Mësohet se policia e Gjirokastr­ës ka vënë në pranga pesë persona, të akuzuar për kultivim kanabisi. Katër prej të arrestuarv­e janë nga Lazarati, ndërsa një tjetër nga Saranda. Sipas policisë, gjatë kontrollit në banesat e tyre janë gjetur të mbjella 10- 15 bimë kanabisi. "Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacioni­t të koduar "Sopoti" janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike", thuhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërsa, sqaron se "në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e, në vijim të kontrollit të pandërprer­ë të territorit, gjithashtu, mbi bazën e informacio­neve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.

Si rezultat i operacioni­t u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat; S. A., 40 vjeç, banues në Sarandë; M. K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat; H. N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat; B. N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikua­r nga neni 284 i Kodit Penal".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania