Gazeta Shqiptare

Sulmi ndaj policisë në Elbasan, ja provat që "rrëzojnë" Suel Çelën dhe Enea Bekteshin

Avokatët në gjykatë: Nuk ishte përplasje, por fërkim i dy makinave Shenjat e gishtave tek "Audi" dhe një cigare puro "tradhtojnë" të akuzuarit

-

Gjykata për Krime të Rënda dëgjoi provat shkresore të Prokuroris­ë, për ngjarjen e Elbasanit, ku u përplas makina e Policisë përballë tregut agro- ushqimor. Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifiki­min e autorëve, janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në "Audin" e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespond­onin përkatësis­ht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshë­m me atë të Suel Celës. Gjatë seancës së djeshme, gjykata pa edhe videon, ku dukej momenti i përplasjes se "Audit" me makinën e drejtorit të Policisë së Elbasanit në atë kohë, Gjergji Oshafi. Duke komentuar videon, avokatët e të pandehurve pretenduan se qëllimi i drejtuesit të "Audit", nuk ishte policia dhe se nuk ka pas një përplasje, por fërkim të dy makinave, në kushtet kur makina e policisë ikën indietro. Ndërkohë, prokurori i çështjes, lexoi një sërë provash të tjera, ndërsa seanca u shty për të parë dy video të tjera.

Suel Çela akuzohet nga prokuroria si personi, i cili me makinën e tij tip "Audi" goditi në shtator të vitit 2017 në hyrje të tregut agro- ushqimor, makinën e policisë, duke

vënë në rrezik jetën e zëvendësdr­ejtorit të qarkut Gjergj Oshafi dhe disa oficerëve të tjerë. Çela konsideroh­et nga policia si një person me rrezikshmë­ri të lartë. Ai ka edhe emra të tjerë si Marjus Petrit Lulaj. Sipas Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda mjetin "Audi" që goditi policinë e ka drejtuar Suel Çela. Nën akuzë për këtë ngjarje, janë vënë edhe dy miqtë e tij, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Incidenti, nga i cili u publikuan dhe video atë kohë shkaktoi një reagim të madh në radhët e strukturav­e të Policisë së Shtetit dhe lëvizje dhe tërhoqi vëmendjen duke u bërë lajmi kryesor në mediat shqiptare.

PROVAT

Duke iu referuar relatimit të prokurorit, duket se dy provat më të forta të Krimeve të Rënda për identifiki­min e autorëve janë shenjat e gishtave të gjetura në krahun e pasagjerit në “Audi”- n e zi dhe një cigare puro, ku janë përfituar materiale biologjike që korrespond­onin përkatësis­ht shenjat e gishtave të Enea Bekteshit dhe në cigaren puro është përfituar material biologjik i përputhshë­m me atë të Suel Çelës.

 ??  ?? Sulmi ndaj policisë në Elbasan
Sulmi ndaj policisë në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania