Gazeta Shqiptare

Dhurata luksoze dhe 180 mijë $, ja si e reja mashtroi djalin e biznesmeni­t në Gjirokastë­r

Ervis Kërpaçi u mashtrua edhe nga dy shoqe të ish- së dashurës Elida Lamçe i tha se vuante nga sëmundja e leucemisë, është dënuar me 12 vite burg

-

Një ish- studente në Gjirokastë­r është dënuar me 12 vite burg, për zhvatjen e djalit të biznesmeni­t. Elida Lamçe, së bashku me shoqet e saj, dyshohet se kanë futur në kurth Ergis Kërpacin.

Vajza i ka kërkuar Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda që të hetojë siç duhet historinë e saj të dashurisë, duke pretenduar se nuk e ka mashtruar. Vajza pretendon se shumat që i riu ia ka dërguar përmes një tregtari tjetër, nuk i kanë mbërritur asnjëherë në dorë, me përjashtim të dhuratave.

NGJARJA

Disa vite pasi dëmi ishte bërë dhe kasafortat ishin boshatisur, ishin prindërit e të riut, tregtarë në lagjen "Zinxhira", të cilët zbuluan se në kasafortë ju mungonin 180 mijë dollarë. Në fillimet e njohjes në vitin 2009, Ergis Kërpaci e kishte nisur me dhurata 100 mijë ose 200 mijë lekë. Por sa më shumë afroheshin të rinjtë aq më tepër rriteshin faturat dhe në një rast zemërgjerë­sia e Ergisit gjatë fillimit të lidhjes është treguar me një pagesë prej 20 milionë lekësh të vjetra. Shuma iu pagua vajzës në bankë, në një kohë që e reja vazhdonte nga ana e saj të derdhte vlera monetare në dy banka, shkruan gazeta "Si". E bëra këtë veprim tregoi më pas djaloshi me mendimin se po jepja një provë të fortë për lidhjen tonë, pasi ishte hera e parë që ajo po më kërkonte ndihmë. Elida më tha se kishte nevojë për të holla, sepse donte të blinte një shtëpi. Shprehja e dashurisë së të riut përmes lekëve ka vazhduar nga muajt mars 2009 dhe në vazhdim, në total i riu ka depozituar në llogarinë e të zgjedhurës së zemrës 37 milionë lekë të vjetra. Por në përfundim të shkollës së lartë vajza është larguar dhe është ftohur ndaj tij. Gjatë kohës së krizës mes çiftit, Ergisi ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruari­t i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin Elida i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi. Ajo i kërkonte, gjithashtu, edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte. I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes. Vajza nuk zbriti kujton i mashtruari me justifikim­in se ishte shumë sëmurë. Më tej, me të njëjtën skemë përmes telefonit të ri dhe numrit të ri që i kishte dhuruar, i mashtruari ka nisur në 20 raste shuma nga tre deri në pesë

mijë euro, të cilat i dërgonte me autobusin e linjës sa herë që vajza i shkruante dhe i kërkonte ndihmë. Në total, gjatë këtij komunikimi ai ka dorëzuar 70 mijë euro dhe 15 milionë lekë. Për rastet e fundit Elida Lamce pretendon

se nuk i ka shkruar ajo mesazhet dhe si argument sjell faktin që në këtë kohë ajo bashkëjeto­nte me një person në fshatin Kakoz të Gjirokastr­ës. Ajo që kanë zbuluar prokurorët është se, në fakt, për episodet e fun

dit vajza nuk ka gënjyer. Prokuroria ka këqyrur numrin që ia kishte dhuruar i riu dhe që ishte i regjistrua­r me emrin e tij. Për të kuptuar se kush e përdorte numrin e telefonit janë lexuar dhjetëra mesazhe të

KURTHI

Gjatë kohës së krizës mes çiftit, Ergisi ka rënë në kurthin e dy shoqeve te saj, edhe ato të akuzuara si mashtruese. Një ditë të dashuruari­t i vjen një mesazh në telefonin e tij, në të cilin Elida i lutej për ndihmë, pasi ishte e sëmurë me leucemi. Ajo i kërkonte, gjithashtu, edhe një numër telefoni të ri ngaqë numrin e vjetër do ta flakte. I prekur djali ka paketuar 30 mijë euro dhe sipas udhëzimeve që e dyshuara i shkruante në mesazh, ia ka dorëzuar një vajze të vogël poshtë pallatit të studentes.

fshira mes Ermira Avduli dhe të dashurit të saj, J. Zhupa. Mesazhet e dashurisë mes të dyve gjatë orëve të vona të mbrëmjes apo herët në mëngjes e bindën prokurorin­ë se në këtë rast mashtrimi është kryer nga Ermira Avduli dhe shoqja tjetër R. Mece. Tri vite, pasi i riu Ergis Kërpaci, kishte rënë pre edhe e dy shoqeve të së dashurës së tij që ndërkohë i thoshte se ishte jashtë vendit, Elida i ka bërë një videocall. Kaq ka mjaftuar që Ergisi të rilidhet sërish me 32- vjeçaren, e cila ndërkohë kishte gjetur një punë në Tiranë si shitëse në një dyqan të njohur bizhuteris­h. Dhe duke bërë plane për të ardhmen, pasi Elida kishte shprehur dëshirën të hapte një dyqan rrobash, partneri ka vazhduar sërish me pakot plot me dhurata dhe dollarë. Pakot niseshin çdo dy apo tri ditë nga Gjirokastr­a ku ai jetonte dhe punonte me prindërit drejt ' 21 Dhjetorit' ku e dashuruara i priste. Dërgesat me pako të shtrenjta janë konfirmuar edhe nga marrja e dëshmisë së tregtarit Spiro Ligu që ka treguar llojet e dhuratave që paketonte dhe se disa herë kishte parë që djaloshi fuste edhe para. E pyeta ç'janë këto ka treguar Ligu dhe më tha se po bënte plane për martesë. Martesë që nuk u kurorëzua asnjëherë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania