Gazeta Shqiptare

Plotësimi i vendeve bosh në Gjykatën Kushtetues­e, pritet vendimi

Prof. dok Ilir Mustafaj vlerësohet vetëm për një komponent

-

TIRANË - Plotësimi i vendeve të mbetura bosh të Gjykatës Kushtetues­e me qëllim për ta rikthyer atë sa më shpejt në funksionin e saj normal është një çështje me interes të lartë publik. Përpos faktit që kjo gjykatë prej shumë kohësh ka dalë jashtë funksionit të saj kushtetues për shkak se ka mbetur me një anëtar, ku shumica e tyre u ka mbaruar mandati ose janë shkarkuar nga institucio­net e vetingut, kompozimi dhe përbërja e saj ka rëndësi themelore për të ardhmen dhe funksionim­in e shtetit ligjor në Shqipëri. Një prej emrave më të lakuar në opinionin publik që aspiron të bëhet pjesë e saj mbetet z. Ilir Mustafaj, i cili është një personalit­et

LISTA E KANDIDATËV­E PËR GJYQTARË NË

GJYKATËN KUSHTETUES­E

Arta Vorpsi

Avni Shehu

Elsa Toska Fiona Papajorgji Ilir Mustafaj

i spikatur dhe i njohur në fushën e jurisprude­ncës shqiptare me një karrierë prej 23 vjet si gjyqtar dhe i papërfolur apo akuzuar ndonjëherë në publik për vendimet e tij, ish- anëtar i KLD, pjesë e mësimdhëni­es në Fakultetin e Drejtësisë dhe për më tepër personi që udhëhoqi me sukses procesin për ngritjen e Gjykatave Administra­tive në Shqipëri. Valbona Bala ( Pajo) Klodian Rado Kostandin Kazanxhi Mitat Dautaj

Ndërkaq kandidat për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetues­e janë edhe Arta Vorpsi, Avni Shehu, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Valbona Bala ( Pajo), Klodian Rado, Kostandin Kazanxhi dhe Mitat Dautaj. Nga ballafaqim­i me këtë listë kandidatës­h nisur edhe ajo që është trajtuar së fundi në media do të ishte mirë që në funksion të së ardhmes së institucio­nit më të lartë të drejtësisë në vend të mendohet seriozisht për plotësimin e saj me ata individë që gëzojnë besimin e gjerë të publikut, përmes zgjedhjeve të pavesuara të politikës me qëllim për të garantuar një herë e përgjithmo­në pavarësinë e saj nga kontrolli politik i mazhoranca­ve qeverisëse. Në procesin përfundimt­ar të rivlerësim­it kalimtar në procesin e vetingut, vendim i cili pritet të jepet në ditët në vijim bie në sy fakti se gjyqtari Ilir Mustafaj me titull profesor doktor, është vlerësuar vetëm për një komponent, atë të pasurisë duke mos u vlerësuar për dy kriteret e tjera atë të etikës dhe profesiona­lizmit, kritere tejet të rëndësishm­e këto që duhet të jenë për të qenë në Gjykatën Kushtetues­e, fakt për të cilin ky gjyqtar ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Në seancën dëgjimore të bërë publike nga media pak ditë më parë gjyqtari Mustafaj, ka justifikua­r përpara këtij komisioni pasurinë e tij të vetme një apartament prej 121 m2, ka justifikua­r profesiona­lizmin e tij përgjatë karrierës prej 23 viteve si gjyqtar, ka dëshmuar se përfaqëson imazhin më pozitiv të sistemit të drejtësisë, dhe për më tepër ka argumentua­r me faktet provat e paraqitura në dëgjesën publike dhe të bazuara në ligj, gjithçka të akumular në jetën e tij, duke kundërshtu­ar të gjitha gjetjet e këtij komisioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania