Gazeta Shqiptare

Nis rikonstruk­sioni i shkollës “Jeronim de Rada” në Tiranë, mbështetje nga Katari

Veliaj: Do t'i jepet fund mësimit me dy turne

-

Pas

54 vitesh, me mbësh tetjen e Katarit, Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruk­sionin e plotë të shkollës "Jeronim De Rada", e cila do të ketë jo vetëm më shumë klasa në dispozicio­n, por edhe laboratorë e palestër të re në dispozicio­n të 1100 nxënësve të saj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Ambasadori­n e Katarit në Shqipëri, Ali bin Hamad AlMarri, inspektuan nisjen e punimeve për rikonstruk­sionin e shkollës, që do ti japë fund përfundimi­sht mësimin me dy turne. "Jam jashtëzako­nisht i lumtur që bashkë me

RIKONSTRUK­SIONI

"Jam jashtëzako­nisht i lumtur që bashkë me mikun tim, ambasadori­n e Katarit, jemi në fillimin e punimeve për shkollën ‘ Jeronim De Rada’, një shkollë që do duket totalisht e re, sepse do t'i shtohet një palestër, do t'i shtohen disa klasa për të shmangur përfundimi­sht mësimin me dy turne", tha Veliaj.

mikun tim, ambasadori­n e Katarit, jemi në fillimin e punimeve për shkollën "Jeronim De Rada", një shkollë që do duket totalisht e re, jo vetëm sepse do të rikonstruk­tohet nga e para, por sepse do t'i shtohet një palestër, do t'i shtohen disa klasa për të shmangur për

fundimisht mësimin me dy turne", tha Veliaj. Paralelish­t me rikonstruk­sionin e shkollave ekzistuese, Bashkia e Tiranës po vijon punën edhe me ndërtimin e shkollave të reja në disa njësi, për të zgjidhur njëherë e mirë mësimin me dy turne në kryeqytet. "Bashkia po bën edhe 17 shkolla të reja me forcat e saj, ndërkohë për shkollat ekzistuese kemi zgjedhur partnerite­te me miqtë e Shqipërisë, siç është Ambasada e Katarit, për t'u siguruar që edhe nevojat në shkollat ekzistuese të plotësohen. Kështu, do të kemi një komunitet që e shikon si shkollën si qendër komunitare, jo thjesht si një vend parkimi, 6 orë, për fëmijët. Kemi një plan zyrtar për t'i përfunduar punimet deri në shtatorin tjetër. Megjithatë, sot morëm një premtim që do të sforcohemi pak, ndoshta dhe me dy- tre turne, për t'u siguruar që ndoshta që në semestrin tjetër të kemi gati shkollën e re "Jeronim De Rada'", tha Veliaj. Kryebashki­aku u kërkoi prindërve bashkëpuni­m që të regjistroj­në fëmijët në institucio­net arsimore që kanë më pranë banesës së tyre, për të shmangur ngarkesën nëpër klasa. Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ali bin Hamad Al- Marri, vlerësoi bashkëpuni­min e shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu gatishmëri­në e Katarit për të vijuar kontributi­n konkret.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania