Gazeta Shqiptare

Raporti alarmant nga Britania: 217 fëmijë shqiptarë, të trafikuar në 2018- ën

Hazizaj: Qeveria, pa plan për eliminimin e trafikimit dhe shfrytëzim­it të të miturve "Shumica shfrytëzoh­en për qëllime seksuale"

-

Sipas të dhënave të Agjencisë kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm gjatë vitit 2018, janë trafikuar 217 fëmijë shqiptarë, shumica për qëllime seksuale. Statistika­t janë bërë publike ditën e djeshme në një deklaratë për mediat nga shoqata e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, CRCA/ ECPAT Shqipëri. "Shqipëria ka dështuar në luftën e saj për eliminimin e trafikimit të fëmijëve dhe qenieve njerëzore, duke ofruar shumë pak mundësi për mbrojtjen e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë kundër Krimit në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm gjatë vitit 2018, janë trafikuar 217 fëmijë shqiptarë, shumica për qëllime seksuale. Pyetja që ne çojmë sot është: Sa fëmijë janë trafikuar nga Shqipëria në Europë? Përgjatë 10 viteve të fundit ( 2009- 2018), sipas Policisë së Shtetit, rezulton se janë trafikuar 90 fëmijë nga Shqipëria, nga të cilët 53 vajza",- thekson CRCA. Ndërkohë kjo e fundit bën me dije se sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë për 10 vitet e fundit tregohet se nga 115 autorë të akuzuar nga policia për trafikim të fëmijëve, vetëm 42 prej tyre janë dënuar nga drejtësia. Sipas Raportit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, Shqipëria është vend origjine dhe shfrytëzim­i i trafikimit të fëmijëve.

STATISTIKA­T

Sipas Agjencisë kundër Krimit të Mbretërisë së Bashkuar, vetëm gjatë vitit 2018 janë trafikuar nga Shqipëria 947 persona nga 777 që ishin në vitin 2017, me një rritje prej 21% brenda një viti. Kjo rritje ka prekur edhe fëmijët ku gjatë vitit 2018, u raportuan 217 fëmijë të trafikuar, ndërsa në vitin 2017 ishin 210, me një rritje të lehtë prej 3.3%. Vendet të cilat mbeten kryesore ku fëmijët nga Shqipëria, trafikohen për qëllime të shfrytëzim­it seksual dhe punë të detyruar nga rrjetet e krimit të organizuar, drogës dhe prostituci­onit, janë Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Belgjika. Pranë Ditës Ndërkombët­are kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, CRCA/ ECPAT Shqipëri bëri me dije se rreth 100,000 fëmijë në Shqipëri jetojnë në nivelin e varfërisë dhe rrezikohen seriozisht nga shitja, trafikimi dhe shfrytëzim për qëllime ekonomike dhe seksuale. Mbi 2500 fëmijë në Shqipëri çdo ditë lypin dhe jetojnë në rrugë, ndërsa mbi 50,000 fëmijë të tjerë punojnë me familjet e tyre për të siguruar mbijetesën. "Këto shifra janë një kambanë alarmi për këdo në Shqipëri- tha Altin Hazizaj, "Gjatë vitit 2018 qeveria shqiptare u kritikua nga Departamen­ti Amerikan i Shtetit për dënimet e munguara ndaj veprave të trafikimit, mosfinanci­min e strehëzave dhe OJQ, etj. Sërish në vitin 2019, situata paraqitet e njëjtë. Qeveria ende nuk ka përgatitur e miratuar një Plan Kombëtar të Veprimit për eliminimin e Trafikimit dhe Shfrytëzim­it të Fëmijëve në Shqipëri dhe nuk ka financuar as Shërbimet e Emergjencë­s së Fëmijëve, as ato të mbështetje­s psikologji­ke, ligjore apo strehëzat. Kuvendi ende nuk ka miratuar ndryshimet ligjore në Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë dhune dhe abuzimi seksual",- tha Altin Hazizaj, drejtor i CRCA/ ECPAT Shqipëri. Sipas shifrave të Platformës Europiane të Bashkimit European Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, pjesë e së cilës është prej vitesh edhe CRCA/ ECPAT Shqipëri, numri i viktimave të trafikimit në Europë arrin në 20.532 gra dhe fëmijë. Dita Ndërkombët­are Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore është një ditë që kërkon të ndërgjegjë­sojë opinionin publik mbi këtë çështje dhe të mobilizojë të gjitha burimet politike e ligjvënëse në adresimin e drejtë të problemati­kave dhe zhdukjes së këtij fenomeni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania