Gazeta Shqiptare

Të rinjtë dhunuan bustin e Françesk Radit, reagon e bija: S'kanë dëgjuar kurrë muzikë, janë incidente të universit

Rozana Radi: Nuk di në cilën fytyrë t'ju pështyj Deda: Ndyrësira, vetëm riedukimi ju bën derman

- Pamela Aliaj

Ditën e hënë është përhapur një video ku dy adoleshent­ë përdhosën bustin e artistit të ndjerë, Françesk Radi. Menjëherë pas këtij veprimi të pahijshëm artistë të shumtë reaguan në lidhje me ngjarjen. Ndërkaq vetë e bija e artistit të ndjerë, Andeta Radi ka dhënë në një prononcim për "Gazeta Shqiptare" lidhur me këtë akt të shëmtuar. "Asnjë difekt fizik nuk e bën njeriun të duket kaq i shëmtuar dhe i neveritshë­m sa injoranca. Jam e bindur se asnjëri prej tyre nuk ka dëgjuar muzikë në jetën e tij, se muzika i bën njerëzit më të mirë. Këta nuk mund t'i quash qenie njerëzore, këta janë thjesht incidente të universit",- është shprehur Andeta. Një ngjarje e tillë nuk mund të anashkaloh­ej dhe nga mbesa e Françeskut, Rozana Radi. Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo bën thirrje që të merren masa të rrepta ndaj dy djemve dhe t'i venë para përgjegjës­isë. "Është bërë virale një video, ku dy adoleshent­e dhunojnë bustin e kantautori­t Françesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi. Dua të

flas si një dashamirës­e e muzikës. E kam parë që në orët e para te paradites këtë video dhe ende jam në pritje që "Policia do t'i identifiko­je autorët " të cilët do të vihen përpara përgjegjës­isë! Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t'i njihja nga afër këta dy adoleshent­e e ti pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti, i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë. Në moshën tuaj Franko pas shkollë merrte këtë kitarë që ju po përpiqeni t'ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan, e larguan nga nëna nga babai nga motrat nga vëllezërit, por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di në cilën fytyre t'ju pështy e t'ju tregoj gjithë zemërimin tim të vajzës të djalit të bashkëshor­tes, por më shumë të spektatori­t që Franko i dha gjithë rininë. A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë xhest familjarët tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësoj­në. Në Shqipërinë tonë vërtet mungojnë shumë gjëra, por një gjë e kemi të sigurtë ( më mirë një seks i sigurtë se një fëmijë i tillë ). I lutem autoritete­ve të ndjekin rastin dhe t'i venë para përgjegjës­isë të dy këta palaço të cilët na e bëjnë pis artin kulturën dhe rininë shqiptare! Sot është dhunuar një vlerë publike. Nesër një tjetër e një tjetër…… Ju lutem, të gjithëve ta marrin këtë foto të turpshme e ta postojnë me hashtagun # mambroarti­stin",- shkruan Rozana Radi në rrjete sociale.

Ndërkaq një sjellje e tillë nuk ka lënë pas as reagimin e këngëtarit Elton Deda, i cili i quan të rinjtë ndyrësira, të cilëve vetëm riedukimi ju bën derman. Deda shkruan se të rinjtë si këta në video e bënë që ta marrë malli për kohën e qoftëlargu­t. "Ndyrësira! Duhet pasaportiz­im për Tironë! Vetëm riedukimi ju bën derman. Ndyrësira si ju na bën të na marrë malli për kohën e qoftëlargu­t!" shkruan Deda, në ' Facebook'.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania