KEMP- i, zbardhen emrat e 288 personave që do të kryejnë kontrollet mjekësore
Lista e plotë/ Ja kur duhet të paraqiteni pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë ISSH: Nëse nuk kryeni ekzaminimin, nuk mund të përfitoni pension
Instituti i Sigurimeve Sho qërore ka zbardhur emrat e personave që do t'i nënshtrohen kontrolleve mjekësore në KMCAP Epror gjatë muajit korrik të këtij viti për të marrë pensionin. "Gazeta Shqiptare" publikon sot listën e plotë me emrat e 288 personave që duhet të kryejnë ekzaminimet duke nisur nga dita e sotme, pranë Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Këta individë, në rastin që nuk do t'i nënshtrohen kontrollit mjekësor, nuk do të mund të marrin apo rimarrin pensionin e invaliditetit nga ISSH. Të gjithë ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë dëmtime fizike apo gjymtime të forta, duke përfshirë verbimin, iu lind e drejta për
pension invaliditeti. Për të përfituar këtë lloj pensioni të plotë, të reduktuar dhe të pjesshëm, përfituesi ose i autorizuari me prokurë paraqitet në ALSSH të vendbanimit, sipas regjistrimit në gjendje civile, për të bërë kërkesën e përfitimit të pensionit të invaliditetit. Përfituesi për pension invaliditeti ose i autorizuari me prokurë, së bashku me kërkesën duhet të paraqesë dhe dokumentet që vërtetojnë moshën e identitetin, ato që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës si dhe dokumentet që vërtetojnë të ardhurat e realizuara e gjendjen shëndetësore. Ky dokumentacion i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit njofton datën për të kaluar në KMCAP, ose i kthen mbrapsht dokumentet për pasaktësi. KMCAP në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i KMCAP- it ia komunikon zyrtarisht të sëmurit gojarisht dhe nëpërmjet vërtetimit tip. Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek KMCAP- i epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në DRSSH përkatëse.