Gazeta Shqiptare

Ursula, kush është presidentj­a e re e Komisionit Europian

“Deutsche Welle”

-

( vijon nga faqja 1)

... Kësisoj, ajo do të jetë gruaja e parë në krye të këtij posti të lartë të BE- së.

Ajo mori 383 nga 747 vota të mundshme, vetëm nëntë më shumë se minimumi për zgjedhjen e saj. 327 ligjvënës votuan kundër saj dhe 22 abstenuan.

Pasi u komunikua votimi përfundimt­ar, ajo tha se qëllimi i saj është një Evropë e fortë dhe e bashkuar.

Me një fjalim pasionant para Parlamenti­t Europian dhe me një fushatë intensive gjatë ditëve të fundit, ajo ka shpalosur konceptin e saj për BE- në.

PËR NJË BE TË FORTË

Me premtime e reja për temat si mbrojtja e klimës dhe të drejtat parlamenta­re, Ursula von der Leyen kërkoi mbështetje për zgjedhjen si presidente e Komisionit të BEsë. Në një shkresë prej tetë faqesh ajo u ishte drejtuar edhe socialdemo­kratëve europianë duke deklaruar ndër të tjera se do të ndërmarrë një nismë të re për pakësimin e emetimeve të gazrave të efektit serë. Deri në vitin 2021 ajo do të paraqesë një plan për bisedimet mbi klimën, se si "në mënyrë të përgjegjsh­me" të arrihet pakësimi me 55 për qind i këtyre gazrave në atmosferë. Deri më 2050, BE- ja duhet të bëhet neutrale ndaj klimës.

Duke iu referuar kërkesave të social- demokratëv­e, politikani­a e CDU- së premton se dëshiron të arrijë vendosjen e kritereve ligjore për pagën minimale në mbarë BEnë dhe të avancojë luftën kundër papunësisë te të rinjtë. Programi i shkëmbimev­e ' Erasmus' duhet të zgjerohet edhe për ata që ndjekin shkollat profesiona­le. Lidhur me politikën e refugjatëv­e, ajo shpreson te një mekanizëm i ri për ndarjen e barrës mes vendeve anëtare.

"E DREJTA PËR NISMA LIGJORE", PËR PARLAMENTI­N E BE

Ndryshe nga deri më sot, Von der Leyen synon edhe një rol më të fuqishëm të Parlamenti­t të BEsë në procesin legjislati­v të BE- së, sepse deri tani vetëm Komisioni i BE- së ka pasur të drejtë të ndërmarrë nisma ligjore.

Sfidat me të cilat konfrontoh­et Europa, sipas Von der Leyen, mund të përballohe­n vetëm me vendosmëri dhe duke mbrojtur vlerat e përbashkët­a, por edhe duke u angazhuar për një shoqëri më korrekte, më tolerante dhe më me barazi.

Von der Leyen pas emërimit nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive këtë të martë ( 16.07) kaloi me sukses, ndonëse me shumicë të vogël, votimin në Parlamenti­n Europian.

Von der Leyen komunikoi një ditë më parë ( 15.07) në "Twitter", se do të tërhiqet nga posti i ministres së Mbrojtjes edhe pa qenë i qartë rezultati i votimit të së martës, me qëllim që t'i kushtohet më fort punës së saj në Europë. Deri në votimin përfundimt­ar ajo pati një betejë të ashpër në Parlamenti­n Europian, pasi e paraqitur si kandidate kompromisi, ajo nuk gjente përkrahje sa duhet, kryesisht nga grupi i partive socialdemo­krate europiane. Të gjelbrit dhe të majtët patën deklaruar javën e kaluar se nuk duan ta votojnë ministren gjermane të Mbrojtjes.

Von der Leyen do të nisë detyrën si pasuese e Jean- Claude Juncker në krye të komisionit më 1 nëntor. Ajo është gjermania e parë që do të drejtojë ekzekutivi­n e BE- së që nga modernizim­i i Bashkimit Evropian. Diplomati gjerman, Walter Hallstein ka qenë kryetar i Komisionit të mëparshëm të Bashkësisë Ekonomike Evropiane nga viti 1958 deri më 1967.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania