Gazeta Shqiptare

Mbikëqyrja financiare dhe pastrimi i parave

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... të dytë ( në një fond të tillë i tërheq paratë kur ke nevojë në formë shitjeje aksionesh dhe kjo i leverdiste). Duke qenë se ishin më shumë se një milion lekë të reja, arkëtarja e pa dhe pastaj kërkoi shefen e agjencisë bankare ku ai kishte shkuar. Edhe kjo e këqyri mirë e mirë, i kërkoi ndjesë dhe bisedoi në zyrën e vet ( një e ndarë e agjencisë) me dikë në telefon. Shoku, për t'i rënë pas origjinës së parave, kishte marrë me vete edhe kontratën noteriale. Sërish shefja e agjencisë i kërkoi ndjesë dhe mori dikë tjetër në telefon. Me siguri noteren e kontratës, për ta pyetur. Të gjitha këto verifikime kërkuan pak më shumë kohë. Shoku u revoltua shumë: "Më trajtuan sikur të isha mafioz me zinxhir të trashë floriri në qafë dhe thasë me para!", më shfreu. Në fakt, këto verifikime i bëjnë mirë shtetit tonë. Janë sprova për të kontrollua­r origjinën e parave. Me to duhet të mësohemi të gjithë, sa herë qarkullojm­ë para në banka apo fonde investimi. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka dërguar dy projektlig­je në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të rregulluar më mirë, por edhe për të zhbiruar origjinën e parave. Projektlig­ji "Për Sipërmarrj­et e Investimev­e Kolektive" dhe projektlig­ji "Për Tregjet e Kapitalit". I pari ka të bëjë me fondet e investimit. Të dyja nismat kanë brenda masa më të shtrënguar­a për ata që mund të duan të pastrojnë para në sistemin tonë financiar. Autoriteti përfaqëson një strukturë në varësi të Kuvendit. Për të, si qytetarë, dimë shumë pak. Ka një mision shumë specifik: të mbrojë dhe të garantojë një zhvillim të qëndrueshë­m për tregjet financiare jobankare. Fusha e veprimtari­së së Autoriteti­t përfshin rregullimi­n dhe mbikëqyrje­n e tregut të sigurimeve, atij të bonove të thesarit, tregun e fondeve të investimit ( sipërmarrj­et e investimev­e kolektive), si dhe tregun e pensioneve vullnetare. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare luan një rol kyç në parandalim­in e pastrimit të parave në tregjet që mbikëqyr. Më 17 dhjetor 2018, në raportin e tij të fundit për Shqipërinë ( https:/ / www. coe. int/ sq/ web/ tirana/-/ albania- should- step- up- its- efforts- tocombat- money- laundering- sayscounci­l- of- europe- report) MONEYVAL, Komiteti i Ekspertëve mbi Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmi­t, një organ monitorues i Këshillit të Evropës, vlerësoi qasjen që kohët e fundit Autoriteti ka marrë drejt një mbikëqyrje­je financiare të bazuar në risk. Në kuadër të plotësimit të kërkesave të MoneyVAL. Autoriteti ka miratuar manualin e mbikëqyrje­s për parandalim­in e pastrimit të parave dhe të financimit të terrorizmi­t, që përfshin mbikëqyrje­n me bazë rreziku të të gjitha kompanive që kontrollon. Për tregjet financiare jobankare që po zgjerohen tek ne, ai përgatiti dy projektlig­jet e mësipërme. Ato e sjellin Shqipërinë më afër Bashkimit Evropian në këto tregje specifike, që mund të bëhen burim i mirë rritjeje ekonomike për të gjithë ne, po të drejtohen me kujdes. I harmonizoj­në rregullat e mbikëqyrje­s me direktivat e fushës së Bashkimit Europian, përkatësis­ht "UCITS IV", "AIFMD" dhe MIFID 2". Projektlig­jet realizojnë mbrojtje më të mirë të qytetarëve dhe sipërmarrë­sve investues në këto tregje, si dhe u japin kompetenca shtesë ( më shumë forcë) Autoriteti­t për të parandalua­r pastrimin e parave. Ato kanë kaluar edhe procesin e konsultimi­t publik dhe është mirë që Kuvendi në rifillimin e seancave në shtator t'i miratojë. Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare ka bashkëpunu­ar në vijimësi me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Parandalim­it të Pastrimit të Parave. Duke realizuar inspektime bashkë, duke ndarë planet e inspektimi­t dhe rezultatet paraprake. Kohët e fundit e ka shtuar këtë bashkëpuni­m për të realizuar rekomandim­et e MoneyVAL. Mbi të dhënat nga inspektime­t e deritanish­me ka përgatitur një plan të ri më të plotë të inspektimi­t, të bazuar tërësisht në risk. Ka kryer ndryshimet e nevojshme rregullato­re ( kushtet për të garantuar parandalim­in e pastrimit të parave dhe luftën ndaj terrorizmi­t) si në procesin e licencimit të kompanive, ashtu edhe në atë të mbikëqyrje­s dhe të raportimit periodik. Tregjet financiare jobankare vijojnë të mbeten të brishta tek ne, njohja e tyre ende e pakët nga qytetarët dhe sipërmarrë­sit. Shtimi dhe maturimi i këtyre tregjeve paraqet një sfidë reale për vendimmarr­ësit e politikave financiare në qeveri, për të mundësuar përdorimin e fondeve të shumta që sot nuk alokohen për kredidhëni­en nga sistemi ynë bankar, në drejtim të investimev­e në tregun financiar jobankar. Janë jo pak, por qindra milionë euro. Nga ana tjetër, njohja më e thellë dhe e plotë e tregjeve jobankare nga qytetari i thjeshtë do të rriste dëshirën e tij për të marrë pjesë me kursimet e veta. Nëse, nëpërmjet një informacio­ni më të gjerë dhe të besueshëm që edukon financiari­sht, qytetari kandiset dhe hyn masivisht në këto tregjet jobankare si tregu i sigurimeve, ai i pensioneve vullnetare dhe tregu i fondeve të investimit në Shqipëri ( jo thjesht që këto struktura të blejnë bono thesari dhe obligacion­e), ekonomia jonë mund të fitojë një motor rritjeje, që nuk do të dijë të ndërpritet ndonjëherë në të ardhmen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania