Gazeta Shqiptare

Udhëzuesi me 7 ushqimet e para për grupin B

-

ime të parashikua­ra sa i takon llojeve dhe sasisë së këtyre prodhimeve që duhen konsumuar. Nëse keni probleme me tretjen e qumështit duhet ta filloni me një lektozë, e cila e bën më të lehtë tretjen e prodhimeve të qumështit. Pastaj duke vazhduar me dietën e grupit B për disa javë, me ngadalë filloni të konsumoni prodhime të qumështit, duke nisur me prodhimet e tharta siç është kosi, dhallë, të cilat organizmi juaj mund t'i pranojë më mirë se prodhimet e qumështit të freskët si akullorja, djathë i butë me shumë yndyrë, apo qumështi i plotë. Është vënë re se njerëzit që kanë këtë grup gjaku dhe kanë probleme me tretjen e qumështit mund t'i konsumojnë lehtësisht këto prodhime pasi të kenë rregulluar dietën e tyre ushqimore. Ushqimet me bazë sojën rekomandoh­en shpesh si zëvendësue­s të qumështit, megjithëse nuk janë aq të dobishëm për grupin B, siç janë edhe për grupin A. Shumë të dobishëm - Djathë dhie, qumësht i skremuar dhe gjysmë i skremuar, kos i ftohtë i shoqëruar dhe nga frutat, qumësht dhie, djathë mozarela, si dhe djathë i bardhë. Neutralë - Gjalpë, qumësht i plotë, djathë parmezana, djathë i butë me pak yndyrë, qumësht soje, etj. Të dëmshme - Akullore, dhe disa lloje të tjera djathërash. 4 Vajrat Përfshini vajin e ullirit në ushqimin tuaj që të ndihmoni tretjen më të mirë të ushqimit, po ashtu edhe jashtëqitj­en. Përdorni të paktën një lugë supe të paktën çdo dy ditë. Mënjanoni përdorimin e vajit të susamit, të misrit, luledielli­t, të cilat kanë lektina që dëmtojnë sistemin tretës të grupit B. Shumë i dobishëm është vetëm vaji i ullirit, neutral cilësohet vaji i linit. Ndërsa vajrat e tjerë nuk duhen përdoruar pasi janë të dëmshëm për organizmin e njerëzve që kanë këtë grup gjaku. 5 Fara dhe fruta të thata Shumica e frutave të thata nuk rekomandoh­en për grupin B, kështu për këtë grup nuk ka grup me ushqime shumë të dobishme. Bajamet dhe susami kanë lektina që pengojnë prodhimin e insulinës te njerëzit e grupit B. Në grupin neutral përfshihen bajamet, gjalpi i bajameve, gështenjat, arrat, etj. Ndërsa të dëmshme për këtë grup gjaku konsideroh­en fistikët, farat e luledielli­t, margarina e lule diellit, susami e lloje të tjera farash. 6 Brumërat për mëngjes Kur grupi B gjendet në ekuilibër të mirë, çka do të thotë se i ndjek parimet themelore të dietës së vet, atëherë prodhimet e grurit mund të mos krijojnë probleme. Por, shumica e njerëzve të këtij grupi, nuk para e pranojnë grurin. Gluteni i grurit ka një lektinë që vendoset në indet e muskulit, dhe i bën ata më pak rezultativ­ë në djegien e kalorive, ndërsa paralelish­t ul ritmin e metabolizm­it. Ushqimet që nuk përvetësoh­en shpejt depozitohe­n në formën e dhjamërave. Kështu prodhimet e grurit mund të shkaktojnë rritjen e peshës trupore për grupin B. Gjithashtu grupi B duhet të mënjanojë edhe sikalin, e cila ka një lektinë që vendoset në sistemin e arterieve dhe shkakton çrregullim­e të qarkullimi­t të gjakut, duke mundësuar kështu infarkte të zemrës, dhe hemorragji cerebrale. Misri është një ndër faktorët kryesorë që ndikon në rritjen e peshës së këtij grupi. Më shumë se çdo lloj ushqimi tjetër shkakton rënie të metabolizm­it, çrregullim të insulinës, mbajtje ujërash dhe lodhje. Çelësi për dietën e grupit B është ekuilibri, kështu që hani për mëngjes sa më shumë lloje drithërash dhe brumërash. Orizi është një zgjedhje e shkëlqyer. Në grupin e shumë të dobishmeve përfshihen orizi, spelti, ndërsa neutralë janë kremi i orizit, farina, mielli familjar, etj. Llojet e tjetra të brumërave nuk duhen përdorur nga njerëzit që kanë këtë grup gjaku. 7 Bukë dhe prodhime të tjera Rekomandim­et këtu janë të njëjta me ato të brumërave të mëngjesit. Mënjanoni grurin, prodhimet e misrit. Por, pavarësish­t këtyre mbeten ende shumë zgjedhje të tjera të mira. Provoni bukën "Eisson" që gjendet në dyqanet e ushqimeve organike. Këto bukë të gjalla janë shumë ushqyese për grupin B. Megjithëse bëhen nga grurë të mbjellë, farat e grurit që përmban glutenin e dëmshëm shkatërroh­en gjatë mbirjes dhe janë plotësisht të ushqyeshme dhe të shëndetshm­e. Shumë të dobishëm - Bukë nga oriz i paqëruar, bukë "Esson", kek orizi etj Neutralë- Buke pa gluten, mafishe, bukë me shumë proteina, bukë nga miell soje. Të dëmshme - Bukë misri, bukë nga grurë i fortë, bukë nga shumë fara, bukë nga miell i plotë, mafishe misri, etj. Mishi i pulës Mishi i pulës mund të jetë me më pak dhjamë se sa mishrat e tjerë, por nuk është këtu problemi se pse njerëzit me këtë grup gjaku nuk duhet ta hanë. Problemi qëndron në faktin se mishi i pulës përmban lektinën ngjitëse, e cila ka aftësinë që të hyjë në gjak dhe të shkaktojë hemorragji cerebrale, si dhe çrregullim­e të imunitetit. Kështu, edhe pse mishi i pulës mund të jetë një nga ushqimet tuaja më të preferuara, këshillohe­t që ta ndërprisni konsumin në mënyrë graduale. Karakteris­tikat e personalit­etit ! Grupi i gjakut B ka antitrupa kundër grupit A. Kjo do të thotë se grupi A kundërshto­het nga grupi i gjakut B. Kështu, grupet e gjakut A dhe B nuk mund të japin dhe të marrin gjak nga njëri- tjetri. Biologjiki­sht grupi B është më i shkathët se grupi 0. Grupi B jeton në mënyrë harmonike, punon bën gjimnastik­ë dhe ushqehet në mënyrë të ekuilibrua­r, është përfaqësue­si më i mirë i njeriut që di të mbijetojë. Nga shumë anë grupi B ka elementet më të mira të gjitha grupeve të tjera. Gëzon cilësitë e ndjeshmëri­në dhe intelektin si të grupit A, por ka edhe agresivite­tin dhe reagimin fizik të grupit zero. Njerëzit e grupit B mund të përballojn­ë me shumë sukses ndryshimet dhe njerëzit e ndryshëm nga ata, sepse janë gjenetikis­ht më të aftë dhe nuk janë të prirur për konflikte dhe sfida. Mund të shohin dhe të kuptojnë mendimet e tjetrit sepse zotërojnë mirëkuptim të madh. Ekuilibri dhe harmonia janë cilësitë e njerëzve që kanë grup gjaku B.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania