Gazeta Shqiptare

Rama: Gati për dialog me opozitën, por nuk negociojmë Kushtetutë­n

Kreu i socialistë­ve deklaroi pas kryesisë se nuk e njeh 13 tetorin si datë zgjedhjesh "Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor"

-

Kryeminist­ri

Edi Rama është i gatshëm të ulet në tryezën e dialogut me kundërshta­rin e tij politikë, Lulzim Basha por jo për të diskutuar në lidhje me zgjedhjet. Kjo pasi për kreun socialistë, 30 qershori është një kapitull i mbyllur dhe se nuk njeh asnjë datë tjetër zgjedhjesh përfshi këtu edhe 13 tetorin e dekretuar nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve për pushtetin vendor. Duke folur dje për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së PS- së që zgjati afro 5 orë, theksoi se maxhoranca që ai drejton mbetet e gatshme për një tryezë dialogu, me opozitën në parlament e atë jashtë saj. Por ai u shpreh se nuk ka asgjë për të diskutuar me askënd sa i përket Kushtetutë­s, e mandatit qeverisës. "Kemi bërë një diskutim lidhur me strategjin­ë sepse jemi një organizatë që funksionoj­më në bazë strategjie, pastaj hap pas hapi vijnë edhe lëvizjet taktike. Kemi dakordësua­r të gjithë që është shumë e rëndësishm­e të ngremë në një nivel të ri dialogun me qytetarët, sipërmarrj­en me njerëzit e zakonshëm në çdo sektor, pavarësish­t bindjeve dhe përkatësiv­e politike. Dialogun e brendshëm në parti, që do të nisë intensivis­ht, dialogun me opozitën parlamenta­re dhe atë jashtë parlamenta­re. Jemi abosolutis­ht të disponuesh­ëm për t'u ulur në tryezë me të gjithë, për të diskutuar për sfidat e vendit, dhe për ç'ka është e rëndësishm­e në funksion të rregullave të lojës. Sa i përket Kushtetutë­s, ligjshmëri­së dhe mandatit tonë qeverisës nuk i kemi për diskutim me askënd, sepse lidhen me detyrimet tona. Kemi detyrim të forcojnë kulturën e ligjit dhe jemi shumicë që kemi detyrimin të mbajmë me nder e dinjitet një mandat për të qeverisur deri në 2021" - u shpreh Rama. Më tej ai sqaroi se edhe 13 tetori i dekretuar nga Meta si data e re e zgjedhjeve vendore për socialistë­t mbetet një ditë si çdo ditë tjetër e vitit. "Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Kemi ngritur edhe tre këshilla vendore, dhe ky është fokusi jonë ne e kemi sfidën me problemet e vendit e të njerëzve jo me problemet e brendshme të opozitës apo të presidencë­s. 13 tetori është si 12 apo 14 tetori e 15 shtatori, 22 dhjetori, s'njoh një 13 tetor ndryshe, ndoshta i bie e diel po është si gjithë të tjerat", - u shpreh Rama. Më tej ai sqaroi edhe arsyet e organizimi­t të ndarjes së re të koordinato­rëve të PS në qarqe. "Filozofia ime dhe e jona ka qenë e mbetet mos flemë mbi dafina çdo fitore, siç ishte edhe 30 qershori, nuk është arsye për të mbyllur sytë para problemeve apo për të ulur ritmin. Po është arsye për të gjetur pikat e dobëta dhe për t'u forcuar më tej. Asnjëherë unë nuk kënaqem me asnjë rezultat, ka gjithnjë vend për të bërë më shumë. PS kërkon gjithmonë të vetëpërmir­ësohet ndaj është kjo arsyeja që PS fiton gjithmonë. Në tre rajonet ne kemi ngritur tre këshilla me praninë e tre drejtuesve të këtyre këshillave, me praninë e kryetarëve të bashkive dhe të PS të çdo bashkie, në këto tryeza do diskutohet në mënyrë të përmuajshm­e për problemati­ke që lidhen me domosdoshm­ërinë për ta ngritur në një nivel tjetër trajtimin e burimeve njerëzore. Kemi bërë të qartë se aty ku deri dje ka qeverisur e djathta nuk do ketë asnjë qasje triumfalis­te, nuk do preket asnjë punonjëse dhe për çdo lëvizje do jepen argumente të qëndrueshë­m" - tha Rama. Kryeminist­ri Edi Rama foli edhe për atë që u diskutua në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së Partisë Socialiste, duke informuar se në 5 orë diskutime ishte bërë një analizë e hollësishm­e e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke përshirë pjesëmarrj­en në çdo bashki dhe votat e marra nga PS dhe kandidatët respektivë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania