Gazeta Shqiptare

Meta, apel Bashës e Ramës: Mundësoni zgjedhje në 13 tetor

Apeli i presidenti­t: Nuk ecet në dy rrugë të kundërta, koha është tani "Stop kapjes së institucio­neve, bëni tri palë zgjedhje"

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta u bën thirrje palëve poli tike që të bëjnë çmos për të pasur zgjedhje më 13 tetor, si një mundësi e vetme, sipas tij, që Këshilli i BE- së të japë vendim pozitiv për çeljen e negociatav­e për anëtarësim të Shqipërisë, vendim që pritet të merret më 17- 18 tetor. Një ditë pasi priti Lulzim Bashën në zyrën e tij, Meta përsërit ftesën për palët politike që të ulen në dialog dhe të pranojnë që 13 tetori të jetë data e zgjedhjeve parlamenta­re, lokale e presidenci­ale. Meta e konsideron 30 qershorin vetëm si datë kalendarik­e dhe jo si datë ku u zhvilluan zgjedhje lokale. Ai shton se vendi ka përpara dy data të rëndësishm­e si 17 dhe 18 tetori, ku BE- ja do të marrë një vendim për hapjen ose jo të negociatav­e me Shqipërinë. Nisur nga kjo, Meta shton se vendi nuk mund të ecë më në rrugë të kundërta, atë të kapjes së institucio­neve nga njeri krah dhe delegjitim­imit të institucio­neve nga ana tjetër. "Nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra- tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucio­ni, çdo zyre dhe çdo vendi pune dhe atë të delegjitim­imit të çdo institucio­ni nga ana tjetër. Të dyja palët duhet t'u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratik­e të shprehin sovranitet­in e tyre për të gjitha institucio­net, vendore dhe qendrore, përfshi dhe presidenti­n nga populli, në 13 tetor", u shpreh presidenti i vendit. E gjitha kjo sipas kreut të shtetit duhet bërë për hir të së ardhmes europiane të vendit, sidomos në prag të vendimit për çeljen ose jo të negociatav­e. Duke sulmuar në këtë mënyrë qeverinë, kreu i shtetit shkruan se palët politike duhet t'u japin mundësinë shqiptarëv­e që në mënyrë të qetë dhe demokratik­e të shprehin të drejtën e tyre me votë për institucio­net vendore, lokale dhe për Presidenti­n nga populli në datë 13 tetor. Në të kundërt - vijon Meta - në 19 tetor do të jetë shumë vonë. Meta kërkon kështu veç përsëritje­s së

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania