Gazeta Shqiptare

Prokuroria humbet përkthimin e dëshmive të Habilajt, shtyhet sërish gjyqi për Tahirin

"Kjo është qesharake, është skandaloze, por do ia dal herët apo vonë" Ish- ministri i Brendshëm: Me ato letra donin të më arrestonin, republika ka rënë

-

Hije skandali në pro cesin ndaj Saimir Ta hirit. Trupa gjykuese, e cila po shqyrton akuzat penale ndaj ish- ministrit të Brendshëm informoi në seancën e djeshme gjyqësore se në dosjen voluminoze mungonin disa fashikuj. Bëhet fjalë për aktet e përkthimit nga italishtja në shqip të dëshmive të Moisi Habilajt, Nezar Seitit dhe Meridian Sulajt, përkatësis­ht kreut dhe dy anëtarët e grupit të strukturua­r kriminal, pjesë e të cilit dyshohet të jetë edhe Tahiri. Habilajt dhe miqtë e tij dëshmuan në prokurorin­ë e Katanias për llogari të procesit hetimor të çelur në Shqipëri ndaj Tahirit dhe dokumentet në gjuhën italiane, sikurse relatoi gjykata dëshmitë ndodhen në dosje, ndërsa mungojnë përkthimet. Me qëllim që prokurorët të bënin verifikime­t përkatëse, gjykata e ndërpreu procesin për disa minuta. Në rinisje të seancës përgjigjja e prokurorëv­e ishte e papritur dhe u bë objekt për debat mes palëve. Ata deklaruan se nuk i disponojnë përkthimet, por pretendime­t e tyre u rrëzuan nga avokati Maksim Haxhiaj, që mbron interesat e ish- ministrit Tahiri. Duke iu referuar akteve në dosje, avokati lexoi shkresat e përcjella nga Ministria e Drejtësisë, përmes të cilave provohet fakti se materialet janë përkthyer në gjuhën shqipe. Ai nuk hezitoi ta cilësonte këtë si një manovër të prokuroris­ë. Ish- numri një i Ministrisë së Brendshme në një deklaratë për mediat pas përfundimi­t të seancës gjyqësore tha se është absurde dhe qesharake që kanë humbur letrat, me të cilat do të bëhej arrestimi i tij, ndërsa shtoi me ironi se dhe një çerdhe është më e organizuar. Sipas Tahirit, organi i akuzës kërkoi arrestimin e tij me këto letra, ndërsa tani thonë se janë zhdukur. Por, ai paralajmër­oi se herët ose vonë do ia dalë. "Një seancë postieri solli ca letra të grisura, një seancë nuk bëri njoftimet dhe tani hataja më e madhe është që paskan humbur letrat. Më gjeni një tjetër institucio­n që ka humbur letrat në këtë mënyrë, atëherë republika ka rënë. Nuk spekuloj dot se ka shumë variante, janë njëri më i keq se tjetri, por di që do ia dal herët apo vonë dhe keni për ta parë", u shpreh ish- ministri Saimir Tahiri. REAGIMI I TAHIRIT

"Ju jeni dëshmitarë që ky proces është shtyrë për të tretën herë. Herën e parë sepse letrat që kishte sjellë posta ishin të grisura, herën e dytë për shkak të policisë se kishte humbur letrat, ndërsa herën e tretë për shkak të prokuroris­ë. Unë nuk e di sesi mund të humbasin letrat në prokurori, kur ka një protokoll.

Unë nuk e di se çfarë seriozitet­i është ky, kur letrat,

me anë të të cilave kërkohet arrestimi im në parlament, vjen sot prokuroria dhe thotë kanë humbur. Kjo është qesharake. Nuk e di nëse është e qëllimshme. Kush ka qëllim për zvarritje, paska gjetur mënyrën e humbjes së letrave. Unë shpresoj që të jetë mungesë vëmendje a nuk di çfarë emri t'i vendosë. Unë heq dorë, mjafton që gjyqi të mos shtyhet. Heq dorë nga gjithçka, mjafton të mos shtyhet gjyqi. Letrat që unë do të arrestohes­ha janë zhdukur. E gjitha është qesharake. Nuk ndodh në një dyqan të humbur, jo më në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Është qesharake, është skandaloze", tha ishministr­i i Brendshëm. Saimir Tahiri theksoi se është gati të heqë dorë nga provat që janë në favor të tij, mjaft që gjyqi të mos shtyhet. "Unë i kam shkruar letër drejtueses së Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Ajo thotë se letra është e saktë. Unë dua që gjyqi të mos shtyhet, kjo ka rëndësi. Ky shtet nuk mund të jetë kështu. Kur ndodh me mua, vaj halli se çfarë ndodh me njerëzit. Unë di të them se është e shëmtuar kështu si po ndodh. Është tmerr që

DEKLARATA

Unë nuk e di se çfarë seriozitet­i është ky, kur letrat, me anë të të cilave kërkohet arrestimi im në parlament, vjen sot prokuroria dhe thotë kanë humbur. Kjo është qesharake. Nuk e di nëse është e qëllimshme. Kush ka qëllim për zvarritje, paska gjetur mënyrën e humbjes së letrave. Unë heq dorë, mjafton që gjyqi të mos shtyhet. Heq dorë nga gjithçka, mjafton të mos shtyhet gjyqi. Letrat që unë do të arrestohes­ha janë zhdukur. E gjitha është qesharake. Nuk ndodh në një dyqan të humbur, jo më në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda. Është qesharake, është skandaloze", tha ish- ministri i Brendshëm.

të ndodhë që në një proces kaq mediatik të humbin shkresa, kur kanë dalë në media. Kur i ka media, nuk i paska prokuroria? Unë thashë, dua të bëhet gjyqi. Jam gati të heq dorë edhe nga provat që janë në favorin tim, mjaft që gjyqi të mos shtyhet", tha ai.

AKUZAT

Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish- numri një i policisë së Vlorës, Jaeld Çela akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëv­e, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Tahiri i ka mohuar akuzat, ndërkohë që ish- kreu i Policisë së Vlorës ndodhet prej një viti e gjysmë në arrati së bashku me dy drejtues të

tjerë të policisë lokale, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode. Anëtarët e organizatë­s së drejtuar nga vëllezërit Habilaj u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritete­t italiane, teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderue­shme lënde narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Po në vjeshtën e vitit 2017, në Babicë të Vlorës, në magazinën e të dyshuarit Armando Koçerri u gjetën dhe sekuestrua­n rreth 4 tonë kanabis sativa, episod ky që u shoqërua me procedim penal edhe në Shqipëri. Çështja penale ndaj ish- ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit "Habilaj", të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata.

 ??  ?? Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri
Ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania