Gazeta Shqiptare

Diçka ndryshoi këtë javë në Shqipëri

- Nga Todd Wood

( vijon nga faqja 1)

... nga inteligjen­ca iraniane, si dhe për shkak të paqësimit të mullahëve nga presidentë­t amerikanë që nga Revolucion­i Islamik gjatë periudhës së Jimmy Carter në Shtëpinë e Bardhë.

Në mënyrë që të arrihej një marrëveshj­e me iranianët "e moderuar," të cilët nuk ekzistojnë, MEK është hedhur tej me qindra herë. Të përndjekur deri në asgjësim ( pasi George W. Bush u dha statusin e personit të mbrojtur nën Konventën e Gjenevës) nga forcat irakene të kontrollua­ra nga Irani nën administra­tën Obama, 3,000 anëtarët e mbetur të grupit u zhvendosën më në fund në një kamp të madh në Shqipëri në vitin 2016. Ata janë quajtur terroristë, kult, të paefektshë­m e të rrezikshëm për botën.

Gjithçka ndryshoi fundjavën e shkuar.

Gjatë një tubimi të madh politikanë­sh e personalit­etesh nga e gjithë bota, të cilët erdhën në kampin Ashraf 3 jashtë Tiranës për disa ditë, magjia u prish, dhe qendra gjeografik­e e rezistencë­s globale ndaj regjimit gjakatar iranian u lind dhe u themelua.

Ish- ambasadori amerikan Lincoln Bloomfield e tha shkurt dhe qartë kur foli në këtë eveniment masiv, i cili përfshinte ish- Kryebashki­akun e NYC dhe avokatin e Trump, Rudy Giuliani, si dhe shumë zyrtarë të tjerë të respektuar. "Bota nuk ka më asnjë justifikim për të mos i mbështetur MEK- ët në përpjekjen e tyre për të sjellë ndryshimin e regjimit në Teheran ( parafrazim). Gjykatësit amerikanë dhe britanikë kanë urdhëruar heqjen e MEK nga lista terroriste, sepse është e qartë që Muxhahedin­ët nuk janë terroristë. Akuza tjetër ishte se MEK është një kult. Kjo narrativë është shkatërrua­r pasi qindra VIP- a të rëndësishë­m kanë ardhur për të jetuar mes jush dhe mund ta shohin se anëtarët individual­ë mund të shkojnë e të vijnë sipas dëshirës. Këtu nuk po bëhet asnjë trajnim ushtarak. Nuk ka asgjë të ligë këtu siç kanë thënë me qindra herë në shtypin perëndimor mediat e kontrollua­ra nga Irani. E vetmja gjë që ndodh këtu është një grup njerëzish që punojnë në mënyrë paqësore për rrëzimin e regjimit gjakatar të mullahëve, që do të jetë një ditë e madhe për popullin iranian."

Edhe delegacion­i nga qeveria shqiptare shprehu një mbështetje të ngjashme për PMOI- në, duke theksuar faktin që Tirana e përjashtoi ambasadori­n iranian për shkak të operacione­ve të Ministrisë iraniane të Inteligjen­cës brenda Shqipërisë për të vrarë anëtarët e MEK.

Edhe pse do të ketë me siguri përpjekje të tjera nga MOIS për ta diskreditu­ar rezistencë­n duke blerë ndikim në publikimet perëndimor­e të majta, ata nuk do të jenë më të efektshëm në këtë gjë. Të palarat kanë dalë sheshit. Siç tha me aq elokuencë z. Giuliani, "Nëse MEK nuk do të ishin të efektshëm, nëse Mullahët nuk do të kishin frikë nga Muxhahedin­ët, atëherë pse vazhdojnë ende të tentojnë t'iu vrasin?" Më shumë se 120,000 anëtarë të PMOI/ MEK janë ekzekutuar që nga viti 1980.

MEK nuk është kult. Por ajo që ata janë me siguri, është një grup njerëzish që kanë patur vuajtje të mëdha dhe janë të angazhuar në mënyrë fanatike për t'i dhënë fund regjimit të mullahëve.

Tani nuk është çështja nëse, por kur do të ndodhë ndryshimi i regjimit, dhe bota do të jetë një vend shumë më i mirë kur kjo të ndodhë.

Nuk është nevoja për trupat amerikane. Nëse presioni ekonomik vazhdon, MEK mund ta bëjë të gjithë punën vetë.

MEK nuk është kult. Por ajo që ata janë me siguri, është një grup njerëzish që kanë patur

vuajtje të mëdha dhe janë të angazhuar në mënyrë fanatike për t'i dhënë fund regjimit të

mullahëve.

Tani nuk është çështja nëse, por kur do të ndodhë ndryshimi i regjimit, dhe bota do të jetë një vend shumë më i mirë kur kjo të

ndodhë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania