Gazeta Shqiptare

Basha në Vjenë: Zgjedhje të lira dhe qeveri tranzitore pa Ramën

Krerët e opozitës, me përfaqësue­sit e lartë të OSBE

- Valentina Madani

Lideri i PD- së, Lulzim Basha nuk tërhiqet nga kërkesat e opozitës së bashkuar, për largimin e Ramës si kryeminist­ër dhe krijimin e një qeverie tranzitore, krijimin e një qeverie të re, e cila garanton lirinë e votës së shqiptarëv­e, por edhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve. Prej të mërkurës, kreu i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha i shoqëruar dhe nga krerët e partive aleate Monika Kryemadhi e LSIsë, Fatmir Mediu i PR- së dhe Agron Duka i PAA- së ndodhen për një vizitë në Vjenë ku kanë zhvilluar takime me përfaqësue­s të lartë të OSBE. Në fokus të diskutimev­e ka qenë kriza politike dhe qëndrimi i palëkundur i opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeminist­ër. Në Vjenë, ku ka takuar përfaqësue­s të lartë të OSBE, Basha thotë se ka ndarë me ta shqetësimi­n për krizën në vend si dhe qëndrimin e pandryshua­r të opozitës së bashkuar. "Në Vjenë me përfaqësue­sit e lartë të OSBE ndamë shqetësimi­n për krizën dhe qëndrimin e pandryshua­r të opozitës së bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve" njofton Basha në ' Twitter'. Vizita e Bashës vjen pasi ky i fundit deklaroi se opozita pranon propozimin e kreut të shtetit për të zhvilluar tre palë zgjedhje të 13 tetor, ato të përgjithsh­me, lokalet dhe presidenci­alet. Qëndrimi ishte rezultat i një takimi kokë më kokë të Bashës me kreun e shtetit, Ilir Meta. Mëngjesin e së martës, Lulzim Basha pas takimit me kreun e shtetit u shpreh se vlerëson qëndrimin e Presidenti­t se 13 tetori është një mundësi për

daljen nga kriza politike duke krijuar idenë e tërheqjes nga kushti për zgjedhje pa Ramën kryeminist­ër. Pavarësish­t kësaj, lideri i opozitës nga Vjena dje bëri të ditur se nuk tërhiqet nga qëndrimi për qeveri tranzitore dhe pa Edi Ramën kryeminist­ër. Ndërkohë Monika Kryemadhi dy ditë më parë deklaroi nga Durrë

si gjatë një takimi me strukturat se për LSI- në nuk do të ketë pushime, pasi kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 13 Tetorit. Por kreu I shtetit paralajmër­oi dje PD- në nëse nuk merr pjesë në zgjedhje. "Opozita të jetë e përgjegjsh­me për të marrë pjesë në këto procese demokratik­e". Në rast se opozita nuk dëshiron të marrë pjesë në një

ZGJEDHJET

"Në Vjenë me përfaqësue­sit e lartë të OSBE ndamë shqetësimi­n për krizën dhe qëndrimin e pandryshua­r të opozitës së bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve" - njoftoi Basha në ' Twitter'.

proces të ligjshëm, opozita fjala vjen Partia Demokratik­e, LSI- ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohe­n disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistroh­en në kohë" - theksoi z. Meta. Por opozita këmbëngul tek standardet dhe jo tek data e zgjedhjeve.

 ??  ?? Një nga protestat e opozitës
Një nga protestat e opozitës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania