Gazeta Shqiptare

' Datë tersi për Ramën'? Meta: Jam gati ta rishikoj 13 tetorin

Presidenti: Kriza politike zgjidhet me zgjedhje gjithëpërf­shirëse "Zgjedhjet e lira çojnë drejt hapjes së negociatav­e"

-

Presidenti i vendit Ilir Meta është i gatshëm të tërhiqet edhe nga 13 tetori, por me kushtin që zgjedhjet të zhvillohen përpara 17- 18 tetorit. Një ditë pas deklaratës së kryeminist­rit se nuk e njeh 13 tetorin, Ilir Meta shprehet se është i gatshëm ta rishikojë dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vjeshtë, pa tejkaluar sipas tij, një datë që është jetike për integrimin e vendit. Ai la të kuptohet se çdo përpjekje e mazhorancë­s për të marrë hapjen e negociatav­e nuk do ketë sukses pa zgjedhje të lira. Pasojë e paligjshmë­risë së 30 qershorit, sipas kreut të shtetit, janë edhe vendimet kontradikt­ore të gjykatave për konfirmimi­n e mandateve të kandidatëv­e fitues në zgjedhjet lokale. Pjesë të problemit Meta theksoi se janë edhe ndërkombët­arët ndaj të cilëve ka qenë i ashpër edhe më herët.

DIALOGU

Zgjidhja sipas Ilir Metës duhet të vijë vetëm përmes dialogut, duke nxitur një takim Rama- Basha. "Kam përshtypje­n se kryeminist­ri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin. Por dua ta siguroj atë e të gjithë, se e vetmja datë, ndaj së cilës nuk kam asnjë mundësi që të ndikoj dhe që është shumë e rëndësishm­e për të gjithë qytetarët shqiptarë, është 17- 18 tetori kur udhëheqësi­t e BE do të vendosin për çeljen ose jo të negociatav­e të anëtarësim­it me Shqipërinë. Natyrisht edhe me Maqedoninë e Veriut. Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë provimin e qershorit e shtymë për në tetor, për në vjeshtë. Është e domosdoshm­e që të jemi mjaft të përgjegjsh­ëm e të sinqertë para shqiptarëv­e. Të paktën unë si President, por edhe z. Rama si kryetar i qeverisë, edhe i mazhorancë­s aktuale, natyrisht edhe z. Basha si kryetar i opozitës, se nëse përpara kësaj date, pra 17- 18 tetorit ne nuk do të arrijmë të organizojm­ë zgjedhje gjithëpërf­shirëse vendore, dhe njëkohësis­ht të gjejmë një formulë për kapërcimin e kësaj krize, provimi i vjeshtës është i pakalueshë­m. Shqiptarët më 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikim­et e askujt për të zhvilluar ping- pongun e radhës së fajësimit. Unë jam fleksibël për ta parë çështjen e 13 tetorit, meqenëse mund të ketë krijuar ndjenjën e tersit te dikush. Për mua nuk ka rëndësi. Për mua ka rëndësi 17- 18 tetori. Atë nuk kam fuqi as unë dhe asnjeri që ta ndryshojë, sepse atë e ka BE. E theksoj edhe njëherë: Kemi futur mik të fortë për ta shtyrë provimin nga qershori që të na japin mundësi për të kaluar në

OPOZITA

"Opozita të jetë e përgjegjsh­me për të marrë pjesë në këto procese demokratik­e. Në rast se nuk dëshiron të marrë pjesë në një proces të ligjshëm, opozita, fjala vjen Partia Demokratik­e, LSI- ja, disa parti të tjera, atëherë jam i sigurt që do të inkurajohe­n disa forca të tjera politike, të cilat të paktën të kenë kandidatë në të gjithë Shqipërinë e të regjistroh­en në kohë", - tha Meta

TAKIMI

Presidenti Meta priti dje drejtorin e përgjithsh­ëm të Ballkanit Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së

Bashkuar, ambasadori­n Andrew Page me të cilin diskutoi edhe krizën politike. Meta theksoi domosdoshm­ërinë e rikthimit urgjent të vendit në shinat e demokracis­ë dhe shtetit ligjor, duke i shërbyer objektivit strategjik të çeljes së negociatav­e me BE gjatë Këshillit të tetorit.

qipëria sot?! Në rast se edhe Maqedonia e Veriut do të ecë përpara në tetor, atëherë ku janë perspektiv­at europiane të të rinjve e të rejave të Shqipërisë, të cilët për fat të keq po largohen sikur të ishte ende viti 1990!", theksoi z. Meta.

NDËRKOMBËT­ARËT

Presidenti duke ripërsërit­ur se në 30 qershor nuk ka pasur zgjedhje shtetërore, përcolli një mesazh edhe për ndërkombët­arët. "Duhet ta kenë të qartë të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk ka pasur zgjedhje të qytetarëve shqiptarë, zgjedhje shtetërore, zgjedhje kushtetues­e, zgjedhje ligjore më 30 qershor. Kështu që të gjitha këto manovra, këto përpjekje e manipulime, të gjithë këto qoka, përfshirë edhe qokat ndërkombët­are, shkojnë kundër standardev­e ndërkombët­are, të cilat Shqipëria është e detyruar t'i plotësojë, sidomos për sa u takon zgjedhjeve të lira e të drejta dhe sundimit të ligjit, që janë një standard i panegociue­shëm për të marrë provimin e vjeshtës. Nuk arrihet çelja e negociatav­e të anëtarësim­it me qoka ndërkombët­are! Vetëm me standarde ndërkombët­are! Me standarde europiane! Ata, të cilët na e duan të mirën, na e kanë thënë hapur dhe të paktën unë, Edi Rama dhe Lulzim Basha këtë gjë e dimë shumë mirë!", - shpreh z. Meta. Tri ditë më parë z. Meta takoi për 40 minuta liderin e opozitës Basha për të folur mbi krizën politike, ndërkohë që ditën e mërkurë kërkoi që Shqipëria të mos mbetej edhe në vjeshtë me çështjen e integrimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania