Gazeta Shqiptare

Ishte për fushatë, PS tërhiqet nga izolimi i atyre që cenojnë zgjedhjet

Balla tha se nisma për ndalimin me 10 vjet i daljes jashtë shtetit nuk ishte në votim "Nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit të thërrasin mendjen"

-

Paralajmër­imi se të gjithë atyre që do të dhunojnë zgjedhjet do t'i ndalohej dalja për 10 vjet jashtë shtetit duket se ishte një mënyrë e mazhorancë­s qeverisëse për të frikësuar qytetarët që të mos preknin votimet e 30 qershorit. Kjo, pasi tashmë që zgjedhjet kaluan, Partia Socialiste është tërhequr nga nisma e saj ligjore për të përfshirë në Kodin Penal edhe këtë masë plotësuese për të gjithë ata që kryejnë krime elektorale. Lajmin e ka bërë të ditur dje gjatë seancës plenare, kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se po plotësonte kështu një kërkesë të deputetëve të opozitës, duke e tërhequr si nismë përkohësis­ht. Balla u shpreh se amendament­i që sanksionon penalizim për të vajtur në vendet e SHBA dhe BE do të hiqej nga votimi i djeshëm. "Në respekt edhe me deputetët e opozitës, kemi menduar që ky amendament të mos diskutohet sot. Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit të thërrasin mendjen. Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që kanë rregulluar këtë politike, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, e bëjnë politikanë të dështuar. E për ata politikanë të dështuar ne kemi ligjin për dekriminal­izimin. Kush dënohet për krim zgjedhor, nuk kandidohet më; kush bën krime elektorale, nuk mund të jetë më i zgjedhur nga populli. Sot pas një konsultimi

shumë produktiv me ju kemi arritur në këtë pikë", - tha Balla. Ai gjithashtu kundërshto­i edhe propozimet për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke theksuar se sistemi që aplikon sot Shqipëria është i mirë, por duhet një Kod Zgjedhor që të garantojë funksionim­in e tij dhe shmangien e problemati­kave të hasura në këto vite. "Shtatori po vjen dhe na pret një punë shumë intensive për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Nuk është sistemi zgjedhor problemi, kemi një sistem të mirë, por na duket një kod që mos të kemi më problemati­kat që kemi hasur gjithë këto vite", - u shpreh ndër të tjera Balla. Grupi parlamenta­r i Partisë Socialiste depozitoi pak ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit propozimet për

KOMPROMISI

"Në respekt edhe me deputetët e opozitës, kemi menduar që ky amendament të mos diskutohet sot. Se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerëzit të thërrasin mendjen. Ky do të tërhiqet, kemi ligje të tjera që e kanë rregulluar këtë politike, sepse dhunën zgjedhore nuk e bëjnë njerëzit e thjeshtë, e bëjnë politikanë të dështuar. Për ata politikanë të dështuar ne kemi ligjin për dekriminal­izimin".

ndryshimet në Kodin Penal, ku përcaktohe­j se kush cenonte zgjedhjet, do të ndalohej të shkonte në vendet e BE- së apo të SHBA- ve për një periudhë nga 5 deri në 10 vjet. Drafti zyrtarisht u depozitua nga deputeti Ervin Bushati dhe u fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit. "Ndalimi i daljes jashtë territorit të Shqipërisë jepet nga gjykata për një kohë

nga pesë deri në dhjetë vite ndaj personit që kryen vepër penale, që cenon zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve", - thuhet në propozim. Por, për shkak se për miratimin e tij kërkoheshi­n 84 vota, shumica qeverisëse e shtyu votimin, ndërsa më së fundi e tërhoqi fare atë. Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale për 30 qershorin, kryeminist­ri Edi

Rama kërcënoi disa herë opozitën dhe mbështetës­it e saj se do të penalizohe­shin me udhëtime drejt SHBA- ve e vendeve të BE- së, në rast se do të kryenin krim elektoral. Por tashmë që ky moment kaloi, socialistë­t duket se kanë hequr dorë përfundimi­sht nga kjo nismë, duke e konsiderua­r rrezikun e prishjes së zgjedhjeve të tejkaluar.

 ??  ?? Seanca e djeshme parlamenta­re
Seanca e djeshme parlamenta­re
 ??  ?? Kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla
Kryetari i grupit parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania