Gazeta Shqiptare

Parlamenti miraton koncension­in problemati­k Milot- Balldren

Kuvendi: 260 milione euro per 17 kilometra rruge, opozita akuzon qeverine Parlamenti­miratonme7­9votaPPPed­heperrruge­nOrikum- Dukat

-

Kuvendi ka miratuar të enjten dhënien me koncesion për ndërtimin dhe mirëmbajtj­en e rrugëve Milot- Balldren dhe Orikum- Dukat. Kontratat koncesiona­re parashikoj­në që kompanitë të ndërtojnë dy akset rrugore me paratë e tyre dhe më pas të shlyhen nga buxheti i shtetit pas disa vitesh. Kuvendi ka miratuar me 79 pro, 26 kundër, 3 abstenim projektlig­jin "Për miratimin e kontratës së koncesioni­t/ PPP, ndërmjet Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë ' ANK', sh. p. k., si koncesiona­ri dhe shoqërisë "Bardh konstruksi­on", sh. p. k., si shoqëria koncesiona­re për projektimi­n, ndërtimin dhe mirëmbajtj­en e segmentit rrugor MilotBalld­ren".

Aksi Milot- Balldren, i gjatë 17.2 kilometër do të ndërtohet me paratë e koncesiona­rit ' ANK' dhe do të paguhet nga shteti me këste për 13 vjet. Kosto e saj kap një vlerë pre 256 milionë euro me TVSH, në të cilën përfshihet ndërtimi, por edhe mirëmbajtj­a e saj në 13 vite. Kjo kontratë ka ngjallur debate me opozitën, që e ka denoncuar rastin për koston e lartë që ka marrë kjo rrugë.

Por, jo vetëm nga opozita. Miratimi kontrovers­al i këtij aksi, që pritet të ketë një kosto për taksapague­sit prej gati 15 milionë eurosh për kilometër, për 13 vjet, është goditur të enjten pasdite nga gazeta më e madhe në vend "Panorama". Sipas burimeve mediatike dhe politike, koncesioni i është dhënë një firme të afërt me grupin mediatik "Klan". Milot- Balldren është vepra e tretë e paketës "1 miliard" euro, e programit të investimev­e në periudhën afatmesme 2019- 2021, ku synohet përfundimi i pesë akseve rrugore nacionale "Rruga e Arbrit", Thumanë- VorëKashar, Kashar- Rrogozhinë, Milot- Balldren, OrikumDuka­t, nëpërmjet Partnerite­tit Publik- Privat. Ish- deputetja Albana Vokshi reagoi gjatë të enjtes duke denoncuar koncesione­t e reja për dy akse rrugore në vend, që do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 328 mln euro. Vokshi tha se koncesioni i aksit Milot- Balldre jepet për dy persona të njohur për lidhjet e ngushta familjare me Edi Ramën, duke shtuar se

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania