Gazeta Shqiptare

Kapen 281 punonjës të paregjistr­uar, pezullim aktiviteti për 84 subjekte

Bilanci i parë i fushatës antiinform­alitet

-

Ministria

e Financave ka bërë publike disa të dhëna në kuadër të fazës së re të operacioni­t kundër informalit­etit. "Të dhënat e kësaj jave nga Inspektora­ti i Punës tregojnë se nga 196 subjekte me 2,096 punëmarrës gjithsej, 281 individë rezultuan të paregjistr­uar në organet përkatëse. Sot, 276 prej tyre u formalizua­n. Gjithashtu, janë marrë masa për pezullim aktiviteti për 84 subjekte, ndërsa për 14 subjekte të tjera janë marrë masa paralajmër­uese", njofton ministria e Financave. Ndërkohë, ka rezultuar se në Durrës dhe Korçë operojnë subjekte që ushtrojnë aktivitete­t e tyre në 200 metra katrorë sipërfaqe dhe rezultojnë të paregjistr­uar në QKB dhe në organet tatimore. Dy ditë më parë nisi zbatimi i aksionit kundër informalit­etit, që u paralajmër­ua nga kryeminist­ri Rama. Ministria e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se dy ditë më parë: "Nis zbatimin plani operaciona­l kundër informalit­etit, ku prioritet do të jetë kuponi tatimor, puna në të zezë dhe lëshimi i faturave". Administra­ta Tatimore është në terren për kryerjen e monitorime­ve në bazë të analizës së riskut, por asnjë subjekt që është në të drejtën e tij nuk ka arsye për t'u shqetësuar. "Plani operaciona­l po ndërmerret në kuadër të luftës kundër informalit­et dhe sikurse edhe kryeminist­ri i vendit u shpreh, kosto për bizneset që nuk zbatojnë ligjin do të rezultojë shumë më e kushtueshm­e në krahasim me detyrimet që lindin nga zbatimi i tij", bëri të ditur ministrja Denaj. Kryeminist­ri Edi Rama dy ditë më parë, teksa prezantoi drejtoresh­ën e re Tatimeve, Delina Ibrahimin, lajmëroi një projekt të ri për që synon dixhitaliz­imin e faturave fiskale. Kryeminist­ri tha se po punohet për fiskalizim­in, ku çdo faturë do të jetë në kohë reale dhe e monitoriue­shme. Kryeminist­ri tha se do të monitorohe­n edhe faturat e bizneseve nëpërmjet bankave që të mos ketë fatura fiktive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania