Gazeta Shqiptare

Operacioni i koduar "Versaçe" në qytetin e Mamurrasit, arrestohen dy persona të rrezikshëm

Njëri prej tyre, kreu i një grupi të strukturua­r kriminal

-

TIRANË - Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar 2 persona të rrezikshëm në kryeqytet, pasi akuzohen për një sërë veprash të rënda penale. Njëri prej të arrestuarv­e dyshohet si kreu i një grupi të strukturua­r kriminal. Policia tha se dy personave iu janë sekuestrua­r edhe armë zjarri, gjatë kohës që janë arrestuar në flagrancë.

Në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative për vendndodhj­en e një personi të kërkuar, kreu i një grupi të strukturua­r kriminal dhe pas një pune të mirëorgani­zuar, nga sektori i hetimit të krimeve ndaj jetës dhe pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpuni­m me Drejtorinë e Forcës së

ARMËT

Në momentin e kapjes, shtetasve A. S. dhe Xh. M. u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip ‘ GLOCK’ së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë ‘ TT’ model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë.

Posaçme Operaciona­le, në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, u finalizua me sukses operacioni policor "VERSACE", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. S., 37 vjeç, banues në Ti

ranë; Xh. M., 35 vjeç, banues në Fushë Mëzez, Tiranë. Mësohet se operacioni u zhvillua në lagjen "Demokracia" në Qytetin e Mamurrasit, ku në momentin e kapjes, shtetasve A. S. dhe Xh. M., u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri tip GLOCK së bashku me 4 karikatorë me 60 fishekë luftarak, si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT model 54, së bashku me dy karikatorë me 15 fishekë. Për shtetasin A. S., Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendimin Penal të vitit 2017 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale:

"Vrasja në rrethana të tjera të cilësuara" mbetur në tentativë në bashkëpuni­m dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake". Po kështu shtetasit A. S., i kanë mbetur dhe 2 vite e 6 muaj për të vuajtur dënimin në bazë të vendit të gjykatës së Apelit dhënë në vitin 2018, për veprat penale "Falsifikim­i i kartëmoned­have", dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Në cilësinë e provës materialë u sekuestrua­n 3 armë zjarri, 75 fishekë luftarak, një sasi parash, dy automjete dhe 8 aparate celular. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë po vijon puna për dokumentim­in e plotë të aktiviteti­t kriminal të kryer nga shtetasi A. S dhe grupi kriminal që ai drejton. Materialet i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e armëve dhe municionev­e luftarake" dhe "Përkrahja e autorit të krimit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania