Gazeta Shqiptare

Veliaj te "Misto Mame": Investimet Do të vazhdojnë gjatë gjithë verës

"Kërkojmë bashkëpuni­min e qytetarëve"

-

Kryetari

i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimi­n e punimeve që kanë sjellë përmirësim­in e cilësisë së jetës së komuniteti­t të zonës të njohur si "Misto Mame", si dhe kanë krijuar akses të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit. "Jam shumë krenar për skuadrën që ka punuar këtu. Ishte shi apo piku i vapës, është punuar me shumë dinjitet, në një nga komunitete­t më të mira të Tiranës, që njihet si "Misto Mame". Janë ko

AUTOSTRADA E "ASTIRIT"

"Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ' Astirit' dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t'i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do t'i nxjerrë fitues, duke u shpronësua­r dhe duke i marrë paratë ' kesh' në dorë, disa do t'i nxjerrë fitues se duke qenë në kufi të asaj prone, do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit", tha Veliaj.

munitete që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, njerëz me halle, që në vitet ' 90- të e shihnin Tiranën si

shpresën e vetme për të rifilluar jetën nga e para, që morën një risk e më në fund po shohin që risku i tyre për një jetë më të mirë dhe për fëmijë që kanë një të ardhme, u shpërblye", tha Veliaj. Ai vlerësoi bashkëpuni­min e komuniteti­t për të lëshuar hapësirë nga prona e tyre për ndërtimin e trotuareve dhe bëri thirrje që ky shembull të ndiqet edhe në projekte të tjera që janë shtrirë në gjithë kryeqyteti­n. Por, investimet e Bashkisë së Tiranës në këtë zonë nuk do të ndalen me kaq. Krahas një kopshti dhe një çerdheje të re, në Kombinat po vijon puna edhe për ndërtimin e një shkolle të re në zonën e "Astirit". Veliaj siguroi qytetarët se puna do të vijojë edhe në "Unazë". "Po përgatisim kopshtin dhe çerdhen e re në Kombinat, pastaj do të fillojmë shkollën e re tek zona e ' Astirit'. Nuk ka asnjë dyshim që do të bëhet autostrada e ' Astirit' dhe nuk ka asnjë dyshim që ajo autostradë do t'i nxjerrë të gjithë fitues. Disa do t'i nxjerrë fitues, duke u shpronësua­r dhe duke i marrë paratë ' kesh' në dorë, disa do t'i nxjerrë fitues, duke qenë në kufi të asaj prone, do të ketë zhvillime dhe secili do të marrë përqindjen e tij të zhvillimit", tha Veliaj. Ai shtoi se puna do të vijojë gjatë gjithë verës, në mënyrë që qytetarët kur të kthehen nga pushimet, të gjejnë një infrastruk­turë më të mirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania