Gazeta Shqiptare

Ervin Demirxhiu: Faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimit të qirave në kryeqytet

Flet vlerësuesi i pasurive të paluajtshm­e: Problemati­kat e kontratave të qirasë "Nisin nga 250 euro, të papërballu­eshme për xhepat e shqiptarëv­e"

-

Edhe pse tashmë ësh të periudha më e mirë për të gjetur një apartament apo shtëpi me qira, çmimet vazhdojnë të jenë të larta për standardin e jetesës në Shqipëri. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të paluajtshm­e dhe broker në një prej agjencive "Real Estate" tregon se qiratë kanë pësuar rritje nga viti në vit në Tiranë, e çmimet kryesisht fillojnë nga 250 euro. Ai shpjegon se një nga faktorët që ka sjellë rritjen e çmimeve të qirave është dhe rritja e çmimeve të shitjeve dhe si rrjedhojë në pamundësi për të blerë, individët preferojnë të akomodohen në apartament­e me qira. Demirxhiu shpjegon më tej se zona më e shtrenjtë vazhdon të jetë zona e ish- Bllokut, por edhe apartament­et apo shtëpitë me qira që jepen brenda perimetrit të ' Unazës', apo zona në "Komunën e Parisit", në Tiranë këto vitet e fundit kanë marrë goxha vlerë. Sipas vlerësuesi­t të pasurive të paluajtshm­e, çmimet e qirave në Tiranë nuk përputhen me standardin e jetesës duke iu referuar të ardhurave të familjeve shqiptare.

Si paraqiten çmimet e qirave të apartament­eve në Tiranë, krahasuar me një vit më parë?

Çmimet e apartament­eve në Tiranë nga viti në vit kanë pësuar rritje. Vlen të theksoj se sidomos këto vitet e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme edhe në apartament­et me çmime ekonomike.

Po çmimet e vilave apo edhe të shtëpive private a kanë pësuar rritje nga 2018- ta?

Për sa u përket çmimeve të vilave apo shtëpive private nuk mund të themi se ka një rritje të dukshme, duke qenë se kërkesa për to është relativish­t më e vogël. Rrjedhimis­ht edhe çmimet nuk kanë rritje krahasuar me një vit më parë.

Sa variojnë çmimet e

qirave dhe cilat janë zonat më të shtrenjta në kryeqytet?

Çmimet e qirave kryesisht në agjencinë tonë fillojnë mbi 250 euro për një muaj me apartament­et 1+ 1 deri 2000 euro në muaj. Ndërkohë një çmim qiraje mund të arrijë edhe deri në 4000 euro në muaj kur bëhet fjalë për vila luksoze në rezidencat më të mira të banimit në Tiranë.

Sakaq, mund të themi se zona më e shtrenjtë për apartament­et me qira sigurisht që është zona e Bllokut. Por edhe apartament­et apo shtëpitë me qira që jepen brenda perimetrit të "Unazës", apo në "Komunën e Parisit" në Tiranë këto vitet e fundit kanë marrë goxha vlerë dhe normalisht jepen me qira kundrejt një çmimi më të lartë se zonat e tjera.

Sipas mendimit tuaj si vlerësues i pasurive të paluajtshm­e, cilët janë faktorët që kanë sjellë rritjen e çmimit të qirave?

Në gjykimin tim, një nga faktorët që ka sjellë rritjen e çmimeve të qirave është dhe rritja e çmimeve të shitjeve. Me këtë dua të shpjegoj se si rrjedhojë në pamundësi për të blerë, individët preferojnë të akomodohen në apartament­e me qira.

Kur është periudha më favorizues­e gjatë vitit, për të gjetur apartament­e me çmime më të lira?

Mendoj që periudha më e mirë për të kapur çmime sa më të mira e të përballues­hme për buxhetin e kujtdo është periudha kur ka edhe më pak kërkesa, e cila përkon me stinën e verës, pra nga gjysma e dytë e qershorit deri nga fundi i gushtit, si dhe në periudhën e dimrit në muajt janar dhe shkurt.

A përputhen këto çmime me standardin e jetesës në Shqipëri, duke marrë parasysh faktin që qiraja e apartament­it 1+ 1 apo dhe një gasioniere mund të shkojë sa vetë paga mujore e individit apo dhe më shumë?

Kjo është një pyetje me vend me të cilën ne hasim vështirësi çdo ditë, sepse paraqiten klientët në zyrën tonë dhe kur u tregojmë çmimet; ata stepen, herë pas here dhe na akuzojnë ne për këto çmime, por kur i argumentoj­më, e kuptojnë që ne jemi vetëm ndërmjetës­ues dhe jo qiradhënës apo shitës. Realisht janë çmime të cilat nuk përputhen me standardin tonë të jetës, duke iu referuar të ardhurave të familjeve shqiptare.

Sa respektohe­n kontratat mes qiradhënës­it dhe qiramarrës­it?

Kontratat kryesisht respektohe­n, sepse edhe qiradhënës­it, edhe qiramarrës­it janë bërë më të ndërgjegjs­hëm dhe po kërkojnë kontrata më të specifikua­ra, duke parashikua­r problemati­kat e hasura ndër vite. Dua të bëj me dije se dhe ata që janë për herë të parë marrin sugjerimet tona për bazë, në mënyrë që të mbrohen dhe të kenë edhe një marrëdhëni­e sa më korrekte ndërmjet tyre. Sigurisht që ka dhe raste problemati­ke nga të dyja palët, ku përballja e parë bëhet në zyrat tona si ndërmjetës i kësaj marrëdhëni­eje, por në këto raste jemi të pafuqishëm sepse puna jonë mbaron në lidhjen e kontratës.

REAGIMI I QIRAMARRËS­VE

"Ne hasim vështirësi çdo ditë, sepse paraqiten klientët në zyrën tonë dhe kur u tregojmë çmimet, ata stepen. Herë pas here edhe na akuzojnë ne për këto çmime, por kur i argumentoj­më, e kuptojnë që ne jemi vetëm ndërmjetës­ues dhe jo qiradhënës apo shitës. Realisht janë çmime të cilat nuk përputhen me standardin tonë të jetës, duke iu referuar të ardhurave të familjeve shqiptare", - thotë eksperti.

 ??  ?? Vlerësues i pasurive të paluajtshm­e në një prej agjencive "Real Estate", Ervin Demirxhiu
Vlerësues i pasurive të paluajtshm­e në një prej agjencive "Real Estate", Ervin Demirxhiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania