Gazeta Shqiptare

Raporti: Shqipëria, e katërta në Europë për kostot e qirasë

-

renditet e katërta në Europë për kostot e qirasë. Në raport me të njëjtën periudhë me një vit më parë vendi nuk ka ndryshuar renditje, por në krahasim me vetveten, indeksi i qirasë shënoi 8.63 nga 7.8 që ishte. Këto janë të dhënat më të fundit nga raporti i NUMBEO- s. Në këtë të fundit bëhet me dije gjithashtu se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë kostot e jetesës më të larta në rajon. Kështu, Shqipëria renditet në vendin e 9- të nga 40 shtete të Europës për 6mujorin e parë të 2019- es. Në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, kostot e jetesës në Shqipëri janë bërë më të shtrenjta. Sipas të dhënave të NUMBEO- s, për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar Shqipëria renditej në vendin e 6 nga 40 shtete të Europës, duke lënë pas vende si Kosova, Maqedonia, Moldavia, Ukraina dhe Bjellorusi­a. Kështu, Shqipëria për vitin 2019 u bë më shtrenjtë se Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovin­a, ku së bashku me Mali e Zi u vlerësuan si më të shtrenjtat e Ballkanit Perëndimor. Indeksi i Kostove të Jetesës nga NUMBEO përllogari­tet duke marrë në konsiderat­ë disa kategori që përbëjnë shpenzimet kryesore të një ekonomike familjare siç janë: indeksi i qirasë, indeksi i kostove të jetesës+ qirasë, indeksi i shpenzimev­e të shportës bazë, indeksi i çmimeve në restorante, indeksi i fuqisë blerëse vendëse. Interesant është fakti se ndërsa kostot e jetesës kanë shënuar rritje në Shqipëri, indeksi i fuqisë blerëse të vendëse, e cila mat aftësinë e shqiptarëv­e për të përballuar jetesën ka rënë. Ky indeks është përkeqësua­r gjatë 6 muajve të parë të 2019- ës, ku Shqipëria është renditur e dyta në Europë për fuqinë blerëse më të ulët të vendësve, duke u renditur pas Moldavisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania