Gazeta Shqiptare

Racizmi, urrejtja dhe pasojat politike

Dallimi racor dhe lidhja politike që po përhapet ndërkombët­arisht Deklarata që shokoi botën, Trump: Ata e urrejnë vendin tonë

-

Rrëzimi i tabuve nga presidenti Trump, partia AfD dhe Co ka edhe synime shumë të qarta politike. Presidenti Trump ka shkaktuar debate të shumta me një deklaratë të re, por nuk është i vetmi. Presidenti i SHBA, Donald Trump, të dielën ( 14.07) ka shkruar në "Twitter", se është interesant­e të shihen demokratet "progresive", me origjinë nga vendet me qeveri katastrofa­le, të korruptuar­a dhe të paafta, e që tani shpjegojnë se si duhet të funksionoj­ë qeveria amerikane". Ai kishte parasysh me këtë deklaratë deputetet me ngjyrë, nga të cilat më e njohura është Alexandria Ocasio- Cortez. Të hënën ( 17.07) Trumpi përsëriti: "Ata urrejnë vendin tonë. Nëse nuk u pëlqen, mund të shkojnë". Ky nuk është ofendimi i tij i parë racist dhe nuk është politikani i vetëm që përdor gjuhë raciste. Trumpi i ka quajtur më parë vendet e Afrikës dhe Amerikës së Mesme si "shtetet të ndyra". Kryetarja e grupit parlamenta­r të AfD, Alice Weidel i ka quajtur të ardhurit në Gjermani si "goca me shami në kokë, burra të paguar me thika dhe persona të tjerë

qylaxhi", ndërsa ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i ka quajtur refugjatët e shpëtuar nga deti si "mish njeriu".

POZICIONET E RREZIKSHME

Deklaratat ofenduese dhe përçmuese nuk mbeten pa pasoja, sidomos kur personat kanë ndonjë status politik. "Nëse politikanë­t japin deklarata raciste, pozicionet e tyre fitojnë në legjitimit­et", thotë eksperti për komunikim, Carsten Reinemann. Ai paralajmër­on nga rreziqet e deklaratav­e të politikanë­ve, sepse ato shpesh kanë edhe pasoja në jetën e përditshme, duke filluar prej ofendimeve e deri te diskrimini­mi. Një nga pasojat mund të jetë edhe dhuna ndaj personave të përmendur, shpjegon eksperti Andreas Zick nga Universite­ti në Bielefeld. "Paragjykim­et nënvleftës­ohen. Ato mund të shkaktojnë urrejtje dhe reagime emocionale ndaj grupeve të caktuara. Ndërsa urrejtja mund të jetë motiv për sulme, sepse sulmuesit e ndjejnë veten të legjitimua­r". Këto deklarata i shfrytëzoj­në edhe populistët e djathtë për veprime ekstreme, sepse personat fitojnë përshtypje­n se, "tani kanë fituar të drejtën që ta thonë hapur mendimin e tyre", e kjo mund të ketë pasojë edhe dhunën dhe shkeljen e normave. Zick thotë se me këto deklarata "janë infektuar edhe njerëz nga shoqëria e qendrës, të cilët janë zhvendosur në pozicione djathtiste".

SHPJEGIMET

Po si funksionon kjo? Për këtë ekzistojnë studime të ndryshme, që shpjegojnë mundësitë dhe kornizat e veprimit politik. Të gjithë që janë larg kësaj kornize quhen radikalë, problemati­kë, provokativ­ë. Ndryshimi i shoqërisë ka për pasojë edhe ndryshimin e kornizës së perceptimi­t të gjërave. Para 100 vitesh nuk mund të imagjinohe­j kërkesa për trajtimin e barabartë të grave dhe burrave, por sot kjo është e vetëkuptue­shme dhe legjitime. Kjo mund të ndodhë edhe me fenomenet që zhvillohen sot, sepse kërkesat për ndryshimin e normave në shoqëri nuk do të thonë se ato do të realizohen menjëherë. Por shoqëria mund të mësohet me veprimet ekstreme dhe në këtë mënyrë thyhen tabutë. Në zhvendosje­n e kornizave ndikojnë edhe gënjeshtra­t dhe shtrembëri­met e së vërtetës. Këtë sistem e ka përdorur shpesh gjatë presidencë­s së tij edhe Trumpi dhe administra­ta e tij, shkruan portali ' vox. com'. Por, ka edhe kritika në konceptin e shpjegimit. Në vend të reagimit aktiv, njerëzit shpesh mjaftohen me ndryshimet sociale. Ndërkohë që edhe ata e shohin se populistët po i thyejnë tabutë dhe po krijojnë hapësirë politike për veprim. Para zgjedhjeve federale në vitin 2017, partia AfD ka paraqitur një strategji, ku qëllimisht ka prezantuar synime jokorrekte politike dhe provokime. Një nga sjelljet klasike të populistëv­e është mohimi i deklaratav­e raciste dhe paraqitja e vetes si viktimë. Ata sulmojnë madje kundërshta­rët për racizëm, shpjegon Zick. Një reagim tjetër është relativizi­mi i deklaratav­e, sipas motos: "Deklarata nuk është cituar si duhet, apo personi nuk ka menduar kështu". Por, deklaratat e arrijnë efektin e tyre dhe hapin debate të gjera. Ndaj Judith Rahmer paralajmër­on se njerëzit duhet të njihen mirë me këtë strategji të populistëv­e të djathtë. Me rëndësi është që të forcohet shoqëria civile në veprimet kundër ekstremizm­it të djathtë, racizmit dhe antisemiti­zmit.

VEPRIMI KUNDËR RACIZMIT

Deklaratat raciste nuk duhet të injorohen. "Kjo nuk mund të tolerohet, sepse tolerimi shkakton probleme edhe më të mëdha, për faktin se deklaratat e tilla shndërrohe­n në përditshmë­ri dhe normalitet". Eksperti i komunikimi­t, Reinemann, thotë se përgjegjës­inë më të madhe në këtë drejtim e mbajnë politikanë­t konservato­rë. "Në veçanti politikanë­t konservato­rë duhet të shquhen me luftën kundër racizmit dhe përkufizim­eve politike". Ndërsa Rahner pohon se nuk duhen harruar në asnjë mënyrë vlerat dhe standardet e arritura. Ndaj nuk duhen harruar as standardet në luftën kundër racizmit, por duhet të forcohen ato. Kjo nënkupton edhe një punë të përditshme kundër racizmit.

Marrë nga "Deëtche Welle"

 ??  ?? Presidenti i U. S. A, Donald Trump
Presidenti i U. S. A, Donald Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania