Gazeta Shqiptare

Zbrazet Teatri Kombëtar? Aktorët: Bastisje, mund t'i vënë flakën

"Nëse bie zjarr në Teatër, do të bjerë edhe në Surrel, e mbrojmë me gjak"

- Fatmira Nikolli

Nuk është ende e qartë nëse ka nisur gjatë natës apo paraditen e djeshme, dalja nga godina e mbyllur e Teatrit Kombëtar e disa pakove. Lëvizjet pranë ndërtesës së braktisur, që kur qeveria ka marrë vendimin për ta shembur që përmes një PPPje ia jep privatit truallin për të ndërtuar mes të tjerash edhe një teatër, janë dukur të dyshimta. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit që prej më shumë se një viti mban protesta të përnatshme ka ngritur alarmin, ndërsa në qarqet artistike flitet se së shpejti edhe Teatrit Eksperimen­tal do t'i shkojë një urdhër për të lënë ambientet, sipas bisedave paraprake dhe kërkesave të pashkruara që i janë bërë më herët gojarisht. Duke qenë në dijeni të të gjitha bisedave, duke qene prej më shumë se 380 ditësh në protestë, edhe kur ishin të gjithë, edhe kur e braktisën shumica, edhe në të nxehtin e verës, edhe në ngricën e dimrit, edhe kur iu hoqën shkronjat, edhe kur vetë ata ia rivunë shkronjat, pjesëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbërritën edhe dje mes dy teatrove që kërkohet të sakrifikoh­en për një. Në vijim, ata nxorën edhe një deklaratë.

"Sot në mëngjes, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama- Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!! Pushteti politik mund t'i trimërojë hajdutët, por nuk ka për t'i shpëtuar përgjithmo­në. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpejt pasojat e vendimeve të marra sot. Hiqni dorë nga kjo marrëzi para se te jetë vonë për Ju!"

Sipas Aleancës, shteti kapet sërish në mënyrë flagrante në vjedhje. "Burracakër­isht tentuan sot ta zbrazin Teatrin Kombëtar, por u zmbrapsën sërish për sa kohë ka njerëz që reagojnë. Ne e dimë që beteja do jetë e vështirë, por e dimë që në fund do ta fitojmë ne jo vetëm Teatrin, por edhe luftën për demokracin­ë!"

Regjisori, Edmond Budina ka reaguar menjëherë pas lajmit se ka lëvizje nga teatri e prej aty po dalin pako kartoni. Si shumë të tjerë e ka cilësuar si një paralajmër­im për shembjen e tij. Budina e pa këtë si ky provokim dhe vuri në dukej se media u ndalua të xhirojë nga brenda godinës.

"Duan të vjedhin truallin dhe

Teatrin Kombëtar për të pastruar paratë e pista. Por le ta ndërmarrin këtë hap dhe do ta shohin reagimin që do të marrin, ne do të jemi këtu. Dikush tha që ky urdhër ka ardhur nga ministria por nuk kemi parë një dokument për këtë gjë. Është kthyer dy herë nga Presidenti i Republikës ky ligj që në mënyrë më kriminale dhe mafioze po tenton të shemb Teatrin. Kjo hipokrizi në këtë vend në këtë formë duhet të marri fund dhe qytetarët e Tiranës duhet të reagojnë dhe t'i japin përgjigje", tha regjisori.

Për Kastriot Çipin, ish- drejtor Teatri, shembja nuk mund të bëhet deri në shtator, por mund të ketë një ' zjarr aksidental' siç ndodh shpesh për zhvillimin e biznesit. "Por zjarrvënës­it duhet të dinë se nëse bie zjarr aksidental­isht në Teatër, mund të bie gjithandej edhe në ndonjë shtëpi në Surrel. Përvoja tregon se zjarri bie aty ku nuk ka njerëz që punojnë, kështu ka ndodhur edhe në disa qytete të tjera, kështu mund të ndodhi edhe me Teatrin Kombëtar", tha Çipi.

BELIND KËLLIÇI

Mëngjesin e sotëm Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në mënyrë të pabesë, pushteti jolegjitim, i një minorance politike aspak përfaqësue­se, hodhi sot hapin e parë për zbrazjen fizike të Teatrit Kombëtar. Jo rastësisht Edi Rama dhe Erion Veliaj përzgjodhë­n muajin korrik, në prag pushimesh, me shpresën se ky gjest nuk do të vihet re nga qytetarët dhe do të kalojë ashtu siç kanë kaluar shpesh me trishtim, masakra të tjera të përditshme që po i bëhen trashëgimi­së historike të kryeqyteti­t.

Pasi tentuan ta zhvishnin Teatrin fillimisht nga funksioni duke i hequr vjedhurazi shkronjat natën, po tinëzisht deshën ta zbrazin për t’jua bërë fakt të kryer qytetarëve shembjen e tij dhe vjedhjen e truallit publik, si celebrimi final dhe më i paturp i një pushteti arrogant dhe jolegjitim, që s’ka si të sillet ndryshe veçse si pushtues barbar me qytetarët dhe historinë. Si pjesë e atyre qytetarëve që “pushtimin” nuk e pranojnë, ju garantoj se Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht! Ne jemi shumë, por do të kemi nevojë në luftën tonë për të tërë ju që dini të vini interesin publik dhe qytetar, para pazarave private dhe grabitjes së truallit publik për ndërtimin e 6 kullave të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Hiqni dorë nga kjo marrëzi, përpara se te jetë tepër vonë për ju! Teatri Kombëtar do të mbrohet me çdo kusht, me çdo

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania