Gazeta Shqiptare

Elma Doresi: Godina po qan...

- Nga Elma Doresi

Kështu e nisi rrëfimin djali i fshatit për qendrën kulturore.

Kur hyra brenda ai si i ndjerë me turp më tha : Shiko, do të të tregoj pas skenës dhomën por... E ndalova duke i thënë: E di çfarë do shoh... Dhe në fakt nuk gabova. Mu duk sikur hyra në një ambient që kisha qenë më parë: atë të skenës dhe pas saj.

Mure të rëna.

Myk.

Ambient i vjetëruar. Pa ngrohje.

Lagështirë.

Isha në Teatër!

"Nuk di nëse të ngushëllon fakti se kështu janë sallat edhe ne Tiranë" i them djalit të ri. "Por është gjynah" vazhdoj ai. Mua më dhembi shumë. Të gjithëve na dhembin këto godina, përveç atyre: Politikane­ve. Ata na shohin si kllounate. Vijnë të argëtohen aty dy orë, të japin ato ndjesitë momentale, ndoshta dhe një koment në Facebook ( ndoshta) dhe pastaj zhduken e ashtu zhdukemi edhe ne për ta bashkë me godinën.

"Godina po qan".. Me preku shumë kjo fjali dhe mu kujtua se vërtetë një godinë po qan: Ajo e Teatrit Kombëtar. E braktisur prej një viti. Çdo natë, qoftë dimri kur ne qëndrojmë në shtëpi sepse është ftohte apo në verë kemi zgjedhur detin pasi bën shumë vapë, aty qëndrojnë QËNDRESTAR­ET për ta mbrojtur... Por përsëri, godina po qan. Buzëqeshje­n ajo mund ta marrë vetëm nga artistët, ashtu siç e ka marr përherë dhe pse i sakatuar dhe çalaman, përherë brenda tij kemi marr "ushqimin" dhe kur kemi dal pas tij kemi thënë: U kënaqëm!

M'u kujtua një artiste në prag pensioni kur ju drejtua një politikani i cili kishte ardhur në takim ( si të gjithë) për t'i bindur se ai ishte ndryshe ( si të gjithë dhe ky). Zonja mori mikrofonin dhe tha:

- A na doni vërtetë djalë? Pasi për pak ditë dal në pension dhe këtë fjali e kam dëgjuar përherë, por në fund, ka rezultuar se i vetmi që na do, që na pret pas shfaqjes këtu jashtë ka qenë: Publiku!

Godina po qan për ty që luajte Hamletin, për ty që luajte Ofelinë, për ty që bërë diplomën aty, për ty që shërbeu si trampolinë, për ty që të dha mundësinë e rolit të parë, për ty që erdhe për herë të parë, për ty që u realizove aty, për ty që hëngre aty.. Godina po qan, e vetëm ti mund t'ia ndalosh lotët e t'i sjellësh buzëqeshje­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania