Gazeta Shqiptare

Jo më bixhoz me të ardhmen tonë!

- Nga Fatos Çoçoli

( vijon nga faqja 1)

... qershorit 2019. Tensioni i ngritur në kupë të qiellit edhe në vatrat tona familjare u shkri si kripa në ujë nga qetësia e atyre që shkuan të votojnë dhe po qetësia e atyre që i injoruan këto votime. Tani që ujërat u qetësuan jo pak, si qytetarë nuk pranojmë asnjë blof të ri turbullimi të tyre përsëri. Në emër të disa idealeve që politikanë­t tanë kallpë na i përsërisin e na i përsërisin. Dhe sa më shumë na i thonë, aq më të pabesueshë­m bëhen. Nuk është lojë datash dhe as zgjedhjesh. Si shqiptarë zgjedhjet problemati­ke nuk është se i kemi të keqen më të madhe. Ato kanë qenë gjithnjë të tilla, me blerje votash dhe ndërhyrje abuzive e gati edhe me dënim penal nga të gjitha partitë kryesore te ne. Vendi problemin madhor e ka te mosndërshk­imi në dekada tashmë i korrupsion­it dhe abuzimit me pushtetin dhe me pronën private e publike bashkë. Duhet në një mënyrë ose tjetër t'i themi ' jo' këtij bixhozi të pamoralshë­m blofesh dhe datash zgjedhjesh. Të shohim biznesin tonë kryesor e madhor për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë. Ai është një dhe quhet reforma në drejtësi. "Po pse një dhe jo dy?", mund të pyesë dikush. "Ku e lë integrimin evropian?". Sepse integrimi evropian i Shqipërisë është bërë njësh, bashkuar me reformën në drejtësi. Në vendet e Bashkimit Evropian do të duan të na i hapin bisedimet për anëtarësim, do ta bëjnë këtë tetor vetëm nëse reforma në drejtësi përparon më tej. Deri tani, në një vit veting ( kontrolli për aftësitë profesiona­le dhe origjinën e burimeve të jetesës) të 141 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( nga 800 syresh që kemi), 52 gjyqtarë dhe prokurorë janë përjashtua­r nga sistemi si të paaftë, ose ngaqë nuk kanë arritur të justifikoj­në pasurinë e krijuar. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Evropës, madje edhe te shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Disa syresh po shohin nga shembulli shqiptar i vetingut, për të larë hesapet me gjykatësit e tyre të paaftë dhe të korruptuar. Sistemi ynë gjyqësor ka qenë deri tani emblema e korrupsion­it dhe e Shqipërisë së kapur e të vjetër. Gjyqtarët e korruptuar kanë shpëtuar politikanë­t e korruptuar, në këmbim të lirisë së tyre për të abuzuar me drejtësinë dhe për t'u pasuruar duke shitur vendimet gjyqësore. I kanë shpëtuar edhe në rastet më flagrante të abuzimeve dhe të vjedhjeve të pushtetarë­ve. Duke e vendosur dhe madje betonuar antikultur­ën e mosdënimit. Duke shkurajuar fort kësisoj shpresat e shumicës së qytetarëve të këtij vendi se Shqipëria jonë bëhet. Kjo tashmë është ngulitur thellë edhe në besimin e të rinjve dhe përbën ndoshta krimin më të rëndë të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të korruptuar. Shoqëria jonë e ka me ta ( të korruptuar­it mes tyre) vetëm nga kjo mynxyrë që i kanë dhënë vendit. Jo! Nuk është vetëm dhe thjesht ana ekonomike pse duam të ikim sa hap e mbyll sytë nga vendi ynë. Nga vendi po largohen edhe sipërmarrë­s të suksesshëm. Gjyqësori i korruptuar ka plagosur rëndë shpresën e drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës tek të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi. Por, sikurse thotë me të drejtë latini, shpresa është ajo gjë sa e brishtë, aq edhe e fortë dhe rezistente. Ajo është e fundit që vdes. Prandaj edhe Shqipëria nuk është dorëzuar akoma. U desh ambasadori Lu tri vite më parë të na e ngjallte shpresën e venitur. Ai pishtar me ndryshimet kushtetues­e për reformën e drejtësisë që ai ndezi ( Lu i detyroi deputetët mosbesues t'i miratonin kokulur ndryshimet) bën dritë akoma. Kjo dritë do të na afrojë me Bashkimin Evropian. Është e vetmja. Ka nisur të na afrojë. Deri tani është konsiderua­r një histori suksesi. Duhet thjesht vetingu të vazhdojë i patrazuar dhe sikurse e theksoi pardje zëvendësnd­ihmës sekretari i Shtetit në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropën dhe Azinë, Filip Riker, asnjë kompromis politik nuk duhet të ngjizet në dëm të reformës në drejtësi. Ajo është margaritar­i ynë, ylli i veriut. Dhe duhet ta mbrojmë fort nga çdo tentativë për bixhoz e blofe politike, që do të rinisin furishëm nga shtatori e këtej.

Në vendet e Bashkimit Evropian do të duan të na i hapin bisedimet për anëtarësim, do ta

bëjnë këtë tetor vetëm nëse reforma në drejtësi përparon më tej. Deri tani, në një vit veting ( kontrolli për aftësitë profesiona­le dhe

origjinën e burimeve të jetesës) të 141 gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( nga 800 syresh që kemi), 52 gjyqtarë dhe prokurorë janë përjashtua­r nga sistemi si të paaftë, ose ngaqë nuk kanë arritur të justifikoj­në

pasurinë e krijuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania