Gazeta Shqiptare

Artistët ruajnë Teatrin natën, debat me Hervin Çulin në orën 3 të mëngjesit

Pas turneve 24 orëshe, do të nisë survejimi me kamera për çdo lëvizje në 4 anët e godinës

- Fatmira Nikolli

Në të 18- in muaj proteste për mbrojtjen e Teatrit Ko mbëtar, Aleanca ka kaluar në rojë 24 orëshe të godinës që pasi e lanë të shkërmoqej po përpiqen t'i japin goditjen e fundit. Tri ditët e fundit, punonjës të TK- së të zhvendosur te "Turbina' janë parë të kthehen për të marrë prej teatrit mëmë, kartonë me dokumente, rekuizita e kostume. Procesi është kundërshtu­ar nga aktivistë e artistë të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit, sepse asnjë punonjës nuk ka me vete një dokument a urdhër nga ministria që i kërkon zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Teksa gdhinte dita e shtunë në orën 3 të mëngjesit, pranë Teatrit Kombëtar është shfaqur drejtori Hervin Çuli i shoqëruar nga Artan Imami. Ai ka parkuar në oborrin mes dy teatrove kombëtar dhe mes Çulit dhe aktivistëv­e ka pasur debat me tone të larta për pasojat e veprimeve të tij dhe qëndresën e artistëve që po mbrojnë godinën ku ai është drejtor.

Kujtojmë se Çuli nuk i ka rezistuar kërkesës së qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar, çka ka sjell si pasojë sipas ekspertëve dhe aleancës humbjen e një trualli të konsiderue­shëm dhe zhdukjen e një godine që përbën vlerë të shtuar për trashëgimi­në kulturore.

I vënë para ' kërkesës' së llogarisë, Çuli më tej është larguar. Ndërkaq, të shtunën paradite një punonjëse u afrua për të hyrë në godinë me një kuti në duar, por mes saj dhe aktivistëv­e pati debat.

Me gjithë lodhjen 18- mujore, dhe orët e kaluar çdo ditë të këtyre 18 muajve në mbrojtje të godinës, duke i mohuar vetes punë dhe të ardhura, anëtarët e aleancës: duke qenë pro ruajtjes së Teatrit Kombëtar natën, me njerëz e me kamera, për ta ruajtur nga zjarri "aksidental", pro barrikadës njerëzore për të ndaluar shembjen, nëse Kuvendi miraton kontratën me firmën private, në zbatim të ligjit special, janë kundër përplasjev­e verbale e fizike me cilindo punonjës të TK, që respekton ligjin dhe autoriteti­n e titullarit. "Zbrazja e TK ka nisur plot një vit më parë dhe heqja e materialev­e të fundit është sinjal se përplasja finale po afron, por kurrsesi jo kauzë për t'u fituar me përplasje, e aq më pak duke konsiderua­r palë kundërshta­re punonjësit e thjeshtë të TK", thotë Kastriot Çipi.

Në ditët në vijim ruajtja e teatrit do të vijojë të bëhet me turne dhe ndërkaq nis edhe survejimi 24orësh me kamera. Në hapësirën mes dy teatrove kombëtarë do të ketë edhe një simbol të qëndresës, duke krijuar një ambient për aktivistët që kalojnë natën aty.

Mësohet se ministria i ka kërkuar Hervin Çulit të lirojë një pjesë të ambienteve të Turbinës që do të shërbejë si strehë edhe për Teatrin Eksperimen­tal që javën e ardhshme.

Megjithatë në gjithë këto kërkesa mes teatrove e punonjësve të tyre dhe vetë ministrisë, ende nuk ka asnjë dokument të shkruar që kërkon lirimin e TKE apo Zbrazjen e TK- së. Pas turneve 24 orëshe, do të nisë survejimi me kamera për çdo lëvizje në 4 anët e godinës, duke i paraprirë tentativav­e për zjarrvënie të qëllimshme, sulmeve apo provokimev­e të ndryshme.

Këto nisma vijnë në një kohë që ligji special për një PPP që shemb dy teatro për të ndërtuar një u kthye nga presidenti dhe u kritikua nga BE. Një rishikim i tij u bë në komision dhe aktualisht pritet hapja e një konkursi për të zgjedhur ' fituesin' ndonëse kjo çështje nisi si ofertë e pakërkuar e një kompanie.

PRONONCIMI

Regjisori Edmond Budina tha dje se jemi një grup qytetarësh që kemi vendosur të mbrojmë Teatrin Kombëtar, këtë vlerë të jashtëzako­nshme, të kulturës shqiptare. "Jemi të bindur se kjo vlerë nuk duhet të shkatërroh­et. Qytetarët e Tiranës, e kanë marrë perisper vetë këtë nismë, që ta ruajnë këtë teatër dhe e ruajmë edhe natën sepse kishim sinjalizim­e që këtu kamionët do të vijën dhe ta zbrazin përfundimi­sht teatrin. çdo gjë që ndodhet brenda teatrit, është një vlerë e jashtëzako­nshme kombëtare. Aty ka shpata, unaza e sende që janë të fundit të 1800- ës, që kanë vlerë të jashtëzako­nshme qoftë edhe si etnografi. Është e dhimbshme që këto materiale dalin dhe këtu ne nuk shohim asnjë urdhër, asnjë inventar, asnjë gjë. Qytetarët e Tiranës janë të shqetësuar me të drejtë", nënvizoi Budina.

Sipas tij, dikush mund të thotë se ky nuk është teatri i qytetarëve të Tiranës për të ndaluar këtë zbrazje.

"Ne mendojmë se teatri është pasuri e jona ndaj qytetarët po e mbrojnë dhe do ta mbrojmë deri në fund. Nëse ne i lejojmë ta zbrazin dhe ta shkatërroj­në, do jetë një humbje e madhe jo vetëm për Teatrin Kombëtar por do jetë një humbje e madhe për demokracin­ë në Shqipëri se këtu ka shkelje të mëdha të Kushtetutë­s së Shqipërisë. Mendojmë se duhet përshkallë­zuar mënyra e mbrojtjes. Këtu vijnë njerëz, marrin materiale e askush nuk e di ku i çojnë", vërejti Edmond Budina. Ai shtoi se disa thonë që i çojnë nëpër tunele. "Materialet që janë këtu, qofshin ato të rekuizitës apo të kostumeve kanë nevojë të marrin ajër, nuk mund të vendosen kostumet në sëndukë, e këto sëndukë të mbyllen në një bunker a në një tunel, ose qoftë edhe në një magazinë. Kostumet nëse merren nga këtu duhet të rrinë të varura, janë pjesë e historisë së kombit shqiptar. Janë kostume të qepura, por janë edhe kostume origjinale. Qytetarët do të vazhdojnë ta ruajnë teatrin dhe do kalojnë në veprime konkrete" u shpreh regjisori që është pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania