Gazeta Shqiptare

Hyn në fuqi ligji: Biznese, keni 90 ditë kohë për hapur llogari bankare

Tatimpague­sit e regjistrua­r rishtas duhet të hapin llogarinë jo më vonë se 20 ditë Masat administra­tive për bizneset që nuk zbatojnë ligjin, ose do keni sanksione

-

Hyn në fuqi ligji që detyron të gjitha bi zneset, edhe ato të vogla, që të hapin llogari bankare, që është pjesë e një pakete masash për të luftuar fenomenin e pastrimit të parasë në Shqipëri. Tatimet kanë njoftuar se tatimpague­sit e regjistrua­r pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit/ Administra­tës Tatimore janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit të tyre, jo më vonë se 90 ( nëntëdhjet­ë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji ( data 26.07.2019) dhe ta deklarojnë atë në administra­tën tatimore. Ndërsa tatimpague­sit e regjistrua­r rishtas, janë të detyruar të hapin llogarinë bankare të biznesit/ organizatë­s, jo më vonë se 20 ( njëzet) ditë kalendarik­e nga e nesërmja e regjistrim­it në Qendrën Kombëtare të Biznesit/ Administra­tën Tatimore dhe ta deklarojnë atë në Administra­tën Tatimore. Me anë të ligjit nr. 31/ 2019 "Për disa shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, është përcaktuar se, tatimpague­sit persona fizikë tregtarë, të regjistrua­r për tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimpague­sit persona juridikë, pavarësish­t nga qarkullimi që realizojnë, si

dhe organizata­t jofitimpru­rëse të regjistrua­ra në organin tatimor, janë të detyruar të kenë llogari bankare të biznesit/ organizatë­s së regjistrua­r dhe ta deklarojnë atë në administra­tën tatimore.

MOSPËRMBUS­HJA E DETYRIMIT

Në rast të mospërmbus­hjes së detyrimit tatimor të sipërcitua­r, ligji parashikon sanksione për tatimpague­sit. Administra­ta Tatimore nxit tatimpague­sit subjekte të këtyre përcaktime­ve ligjore, të përmbushin në mënyrë vullnetare këtë detyrim ligjor brenda afateve.

SANKSIONET

Ligji parashikon që biznesi dhe OJF- të janë të detyruara të hapin llogari bankare dhe nëse kjo nuk ndodh, ato do të penalizohe­n. Për secilën kategori, masa e gjobave është e ndryshme. Kështu tatimpague­sit persona fizikë tregtarë, të regjistrua­r për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me qarkullim deri në 8 milionë lekë, gjobë në masën 50 mijë lekë. Tatimpague­sit persona juridikë, pavarësish­t nga qarkullimi, si dhe tatimpague­sit persona fizikë tregtarë, me qarkullim mbi 8 milionë lekë, gjobë në masën 100 mijë lekë dhe së treti organizata­t jofitimpru­rëse, gjobë në masën 75 mijë lekë. Në rast se subjekti nuk ka llogari bankare për transaksio­net që kryen edhe pas dënimit si më sipër, dënohet me dyfishin e gjobës së parë.

 ??  ?? Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve
Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania