Gazeta Shqiptare

Meta "rrëzon" për herë të katërt qeverinë për ligjet brenda dy javëve

"Nuk është konsultuar me ministritë e tjera dhe grupet e interesit"

-

Mes mazhorancë­s dhe Presidencë­s nuk ka më paqe. Pas debatit të hapur për zgjedhjet dhe reformën në drejtësi, shumica qeverisëse dhe Presidenti i Republikës duket se janë në një konflikt të hapur tashmë edhe për ligjet e ndryshme që miratohen nga Kuvend. Kështu, brenda më pak se dy javësh, kreu i shtetit e ka ushtruar plot 4 herë të drejtën e tij për refuzimin me dekret të ligjeve të propozuara nga qeveria dhe të miratuara nga Kuvend. Rasti më i fundit ishte ai i djeshmi, ku Presidenti i Republikës shpalli dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit "Për planifikim­in dhe zhvillimin e territorit". Lajmi u bë nga vetë Presidenca, e cila nëpërmjet një njoftimi për mediat bëri të ditura edhe arsyet. "Presidenti­t të Republikës në ushtrim të kompetenca­ve të tij, në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe 93 të Kushtetutë­s, me Dekretin nr. 11235, datë 23.07.2019, ka vendosur: Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 42/ 2019 ' Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/ 2014 ' Për planifikim­in dhe zhvillimin e territorit', të ndryshuar', me qëllim rishikimin dhe përmirësim­in e nenit 8 të këtij ligji", bëri të ditur Presidenca në njoftimin e vet. Sipas analizës dhe argumentev­e që shoqërojnë këtë dekret, presidenti bën të ditur se nga shqyrtimi rezulton se ai nuk është konsultuar me ministritë e tjera, që lidhen me përmbajtje­n dhe efektet e aktit, apo me grupet e interesit. Për më tepër, presidenti thekson se përveçse procesi i konsultimi­t publik dhe i bashkërend­imit të detyrueshë­m institucio­nal nuk është kryer, Këshilli i Ministrave ka kërkuar dhe Kuvendi i Shqipërisë e ka pranuar duke realizuar shqyrtimin e projektlig­jit me procedurë të

përshpejtu­ar. "Nuk rezulton e arsyetuar se përse është shmangur procesi i konsultimi­t publik dhe i bashkërend­imit institucio­nal dhe cila është nevoja urgjente e shfaqur për

shqyrtimin e këtij projektlig­ji me procedurë të përshpejtu­ar", - thuhet në relacionin shoqërues të këtij dekreti. Më tej, kreu i shtetit thekson se Neni 8 i ligjit ka parashikua­r disa shtesa në

ARGUMENTI

"Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet. Është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore duhet të mbajë parasysh edhe rregullimi­n e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit, me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrj­en dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra", - bën të ditur Presidenti Meta në këtë relacion.

nenin 48 të ligjit aktual, të cilat rregullojn­ë procesin e ndryshimit të projekteve ndërtimore gjatë fazës së zbatimit të tyre. Këto dispozita aplikohen si për investime publike shtetërore, ash

tu edhe për investime me karakter privat. Presidenti i Republikës çmon se neni 8 i ligjit është jo i plotë dhe i paqartë në formulim. "Sipas kësaj dispozite, në procesin e rishikimit të projektit nuk parashikoh­et dhënia e pëlqimit apo konsultimi me pronarët e trojeve mbi të cilin realizohet vepra. Për këtë shkak, zbatimi i këtij neni sipas formulimit aktual mund të sjellë aplikim të gabuar në praktikë apo keqinterpr­etim, me pasojë cenimin e parimit kushtetues të sigurisë juridike dhe të interesit publik", - thuhet në relacion. Gjithashtu, presidenti argumenton se aplikimi i pikës 2, të nenit 8 të ligjit nr. 42/ 2019, mund të sjellë konflikt të vazhdueshë­m midis sipërmarrë­sve apo investitor­ëve me pronarët e pasurive pronë private, mbi të cilat realizo

het ndërtimi apo vepra. "Ndryshimi i projektit gjatë zbatimit të tij sjell ndryshim të veprës që po ndërtohet, është e nevojshme që ligjbërësi në këto ndryshime ligjore duhet të mbajë parasysh edhe rregullimi­n e procedurës së rishikimit të lejes së ndërtimit dhe projektit, me qëllim që ky proces të shoqërohet me pjesëmarrj­en dhe shprehjen e vullnetit edhe të pronarit të pasurive pronë private, mbi të cilin ndërtohet vepra", - bën të ditur Presidenti Meta në këtë relacion. Ai shton se dispozitat ligjore dhe ndërhyrjet në legjislaci­on që kanë lidhje me të drejtën e pronësisë apo me të drejtat e tjera reale që lidhen me të, duhet të jenë të mirëmendua­ra, të qarta dhe të plota, me qëllim që aplikimi në praktikë të mos cenojë aspak dhe në asnjë rast këtë të drejtë.

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, gjatë takimit të djeshëm në Gjirokastë­r
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, gjatë takimit të djeshëm në Gjirokastë­r
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania